Rama: Qeveria do të japë 34 mln dollarë për pensionistët për Vitin e Ri, po përgatisim aktin normativ

15/12/2020 12:05 PM 0 komente

Pensionistët do të marrin shpërblim për Vitin e Ri. Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të japë 34 milionë dollarë për pensionistët, ndërsa po përgatitet akti normativ.

“Buxheti i vitit të ardhshëm garanton një volum të konsiderueshëm mbështetje financiare për ata që janë në nevojë. Familjet me ndihmë ekonomike do marrin dyfishin deri në përfundim të kësaj lufte me armikun e padukshëm.

Kemi një front jashtëzakonisht sfidues me luftën kundër armikut të padukshëm për të cilën duhet të financojmë masivisht për të garantuar vaksinimin e qytetarëve falas. Për çdo qytetar që do dëshirojë të vaksinohet, ajo do të jetë falas.

Do vazhdojmë të kthejmë në shtëpi njerëzit. Deri kur familja e fundit në pritje të shtëpisë së re të futen brenda ndërtesave. Keni parë që po ndërtohen shkolla që nuk kanë asnjë gjë më pak se ato në Francë apo në vende të tjera. Edhe kopshtet janë të një niveli tjetër.

Ne po përgatisim aktin normativ dhe pavarësisht gjithë këtyre pengesave të befasishme me të cilët na ka ndeshur tërmeti dhe pandemia ne do të vendosim 34 milionë dollarë tani për pensionistët për Vitin e Ri. Pra nuk do t’iu heqim asnjë qindarkë nga ajo që kishim planifikuar t’iu jepnim pa rënë tërmeti dhe pa rënë pandemia”, deklaroi kryeministri gjatë konferencës “Ekonomia në fokus”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of