Në paketën e biznesit të vogël do të përfshihen edhe punonjësit e kopshteve. Taksat dhe sigurimet nuk do të shtyhen, ndërsa indeksimi i pensioneve do të jetë gati në javën e parë të prillit. Ishin këto disa nga pikat e diskutuara në takimin online të kryeministrit Edi Rama me gjashtë ministrat e kabinetit qeveritarë.
Çfarë po diskutohet:
Rama: Një problem që kam hasur, unë dhe këta të skuadrës është edhe shpesh në komente, lidhet me bonusin e qirave në Durrës. Unë di që ministria e Financave 1 miliard i ka në dispozicion dhe të gjitha këto rastet e ankesave duhet të adresohen me urgjencë. Durrësi është i vetmi ka këtë problem.
Ahmetaj: Ne i kemi kërkuar Bashkisë së Durrësit që të rishikojë edhe njëherë listat që të jenë të sakta dhe jo të fryra dhe pas kësaj Ministria e Financave mund të ecë, është vetëm procedurë, problem pa pengesë. Duhet të mbyllet procedura dhe janë ankesa.
Rama: Së dyti, lidhur me shtëpitë nuk do të presin që të ikë armiku, ku jemi me procedurën?
Ahmetaj: Procedurat janë hapur, FSHZH e mbyll procedurën e ofertave këtë të premte, për të kapur më pas premtimin 31 Dhjetorin. Bashkia e Tiranës, po shikon dhe nesër procedurën e mbyllur pardje, të gjithë dokumentet e kompanive, rezulton se nuk janë të bindur se kompanitë plotësojnë dokumentet. Mund të duhet ta rihapin edhe njëherë procesin për 10 ditë. PSH nga e premtja, për 10 ditë për të pritur kompani më gjerë. Kjo vijon normalisht.
Rama: Asnjë tolerancë tek cilësia, shtëpitë do të bëhen më të mira sesa ishin.
Rama: Kopshtet private, unë mendoj se konsiderohen biznes i vogël, hynë te paketa punonjësit e tyre apo nuk hynë?
Ahmetaj: Hyjnë, punonjësit që janë të deklaruar dhe kopshtet me xhiro më pak se 14 milioë do të përfitojnë. Në fillim të prillit do të marrin pagesat.
Rama: Për sa i përket pensioneve ne duhet të bëjmë indeksimin e pensioneve, ku jemi në këtë situatë
Denaj: Anila kemi filluar punën, fondi është 2, 5 miliard euro, ne besojmë se në muajin prill do të jetë gati. Ne e përfundojmë javën e parë të muajit prill.
Rama: Ankesa tjetër lidhet me afatet e bilanceve për të mos bërë konfuzion me tatimet, a mund të sqarohet njëherë e mirë
Denaj: Shtyjmë afatet deri në korrik për dorëzimin e bilanceve. Dorëzimin i bilancave nga fundi muajit të këtij muaji, shkojnë në në korrik
Ahmetaj: Ndërsa deklarimi i tatimfitimit nuk shtyhet
Rama: Taksat dhe sigurimet do të paguhen. Pagesat e dritave nuk negociohen. Kemi falur kamatëvonesat.
Lleshaj: Që nga momenti i parë për familjet që kanë nevojë, ose asistencë, kemi shpërndarë paketa ushimore, medikamente, pensionet. 40 mijë qytetarë janë asistuar deri më tani në të gjithë vendin. Kryesisht kemi operuar në tre aspekte: Paketa e ndihmës ushqimore, shpërndarja e barnave mjekësore dhe ndihma të tjera, kryesisht pensionet. Deri më tani janë shpërndarë mbi 26 mijë paketa ushqimore.
Pjesë e takimit ishin ministrja e Financave Anila Denaj, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ministri për Rindërtimin dhe COVID, Arben Ahmetaj, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj.
(vijon)
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.