Rama: Të hënën nis furnizimi nga Pfizer, 3 skenarët e procesit të vaksinimit

30/01/2021 10:02 AM 0 komente

Furnizimi me vaksina anti-COVID nga Pfizer nis të hënën, deklaroi kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarë të Korçës.

Kreu i qeverisë ka treguar gjithashtu 3 skenarët e vaksinimit anti-COVID.

“Ju po e ndiqni ç’po ndodh me vaksinën në Europë dhe vështirësitë që kanë vendet për ta përfituar. Për shkak se Pfizer ka bërë një frenim të prodhimit, me argumentin se i duhet pak kohë, pasi i duhet të rrisë kapacitetet e prodhimit, sepse raporti i prodhimit me kërkesën, është i zhdrejtë. Dhe është e kuptueshme se i gjithë planeti do vaksinë sot për sot.

Më vjen mirë që ia dolëm të dalim nga rrethimi. Së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që u lanë jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave nga BE dhe arritëm të kemi një kontratë të drejtpërdrejtë me Pfizer që të mbërrijmë përmes Covax. Thonë se do fillojmë në shkurt por s’dihet se kur do ndodhë.

Më vjen mirë që ia dolëm të dalim nga rrethimi ku u gjendëm jo për fajin tonë, dhe arritëm të kemi kontratë me Pfizer për 500 mijë doza, kjo e rinovueshme. Do të duhet të kishin ardhur 10 mijë doza në këtë fund janari, por Pfizer bëri postim dhe nuk i patëm në kohë vaksinat, por bëj mirë të them se kemi marrë konfirmim se do të fillojë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë.

Shpresoj të mos marrim një njoftim tjetër, por mesa duket është konfirmim. Do të fillojë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara, por do të rriten shpejt. Jemi afër dozës së dytë për ata që e kanë marrë dhe besoj që pa diskutim në momentin që fillon furnizimi, do të kemi mundësi që ta shtrijmë shpejt për ju, dhe mjekët e infermierët.

Por nuk është vetëm Pfizer, nuk e kemi lënë vetëm në dorë të Pfizer. Jemi jo larg finalizimit me AstraZeneca. Kemi filluar kontaktet paraprake për të zënë radhën, sepse këtu është një luftë e paimagjinueshme interesash e prapaskenash për të gjetur shtegun për të qenë më afër vaksinës. Po përpiqemi të gjejmë shtegun për të qenë më afër vaksinës. Nga pikëpamja e kapaciteteve si doza s’do kemi mungesa. Plani i parë është ta kryejmë vaksinimin për 14 muaj.

MSH ka punuar me stafin intensivisht për të gjithë programin e trajnimit për procesin e vaksinimit. Skenari tjetër 18 muaj. Tjetri 22 ose 24 muaj në mos gabohem”, tha Rama.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of