Refuzimi i statusit te vendit kandidat per anetaresimin ne Bashkimin Europian nuk ishte surprize. Klasa politike ne Shqiperi kishte gati dy vjet qe e kishte pergatitur vete kete rvaktr te servirur nga Brukseli, qe pas zgjedhjeve te vitit 2009. Kete te gjithe shqiptaret e prisnin. Edhe politika e dinte, ne mos po e deshironte nje pjese e saj.
Ky eshte refuzimi i dyte, qe nga koha kur provuam te kerkojme statusin e vendit kandidat. Tanime duhet te presim edhe nje vit tjeter, te pakten deri ne vjeshten e vitit 2013, per nje vleresim te ri rreth kesaj ceshtjeje.
Duket se gjerat nuk po ecin mire.
Pas refuzimit te fundit nga BE-ja, te vetmen gje qe qytetaret nuk duhet te degjonin nga klasa e tij politike, ishte se cili nga ata eshte rfajtorer. Mazhoranca akuzon opoziten se bllokoi ligjet me dy te tretat ne Kuvend, permes bojkotit. Opozita ben pergjegjes te vetem qeverine. Kjo loje politike eshte e lexueshme qartazi, e konsumuar plotesisht ne keto vite demokracie. Asnje pale nuk kerkon te marre pergjegjesi, por perkundrazi, deshtimin perpiqet ta transformoje ne kredo politike. Akuzat reciproke synojne tri ulin kredite politike seciles pale, qe neser ne ballafaqim me publikun ne zgjedhje, te mund tri perktheje ne pak vota per kundershtarin. Pra gjellen e keqe qe gatuan, kerkojne ta tresin te tjeretr! Pa diskutim, publiku shqiptar. Ky eshte leximi i keq qe klasa politike shqiptare po i ben progres-raportit, ndaj dhe gjerat po ecin keq.
Raport-progresi i ketij viti, ashtu si ata qe kaluan, apo te tjeret qe do te vijne me pas, duhen lexuar ndryshe.
Rekomandimet apo standardet per tru arritur qe i vendosen qeverisjes se shqiptareve (pozite-opozite) gjate rruges se pakthyeshem te integrimit drejt BE-se nuk jane gje tjeter vecse praktika te qeverisjes se mire, te nje ekonomie te shendoshe, te nje demokracie funksionale dhe te nje shteti te se drejtes. Ato europianet nuk i kane prodhuar enkas per ne shqiptaret, por jane funksionale ne vendet e tyre dhe qe kane provuar se ato sjellin cilesi te jetes me te mire per qytetaret e tyre. Ndaj cdo mosrealizim i tyre eshte nje privim qe u behet shqiptareve per te jetuar me mire.
Integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian nuk eshte thjesht dhe vetem nje proces teknik apo politik, shoqeror apo historik, gjeopolitik apo proces interesash. Per shqiptaret eshte me shume se kaq. eshte nje aspirate, ndaj dhe standardet qe kerkohen te arrihen nga BE nuk duhen pare si nje detyrim i politikes, por nje shans me shume per tru rritur e zhvilluar si komb. Ndaj politika duhet ta shikoje dhe perdore raport-progresin si nje instrument qe ka ne dore, me te cilin krijon me shume shanse per qytetaret e saj. Ai duhet te jete pasqyra ku politika te shohe veten ne raport me qytetaret e saj. Cdo rezultat i mire per te rritur mireqenien eshte nje standard i arritur qe vetvetiu dhe pa sforco te con drejt BE-se. Por kjo deri me tani nuk ka bere sa duhet. Edhe pse qytetaret ia kane deleguar vullnetin, kjo klase politike, megjithese artikulohet pro integrimit, as konsensusin me te vogel brenda saj nuk ka mundur te arrije, sepse edhe progres-raportin nuk e lexon sikunder ka emrin.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.