Raporti / 10 vendet me balancën më të mirë jetë profesionale – jetë personale

15/10/2019 2:48 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Nëse jeni i frustruar për shkak të balancës jetë profesionale – jetë personale, mund të merrni në konsideratë të transferoheni në Holandë.

Sipas indeksit Better Life Index (2019) të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), holandezët kanë tendencën të mos punojnë gjatë dhe t’u kushtojnë më shumë kohë aktiviteteve argëtuese, por edhe të flenë dhe të çlodhen.

Holanda renditet në vend të parë të klasifikimit, duke shënuar 9,5 pikë nga 10. Në vend të dytë, Italia, me 9,4 pikë, ndjekur nga Danimarka, me 9 pikë. Kolumbia dhe Meksika renditen në fund të klasifikimit me 40 vende.

Vetëm 0,4% e punonjësve në Holandë punonin “më shumë” – më shumë se 50 orë në javë – gjithsesi kjo është ndër normat më të ulëta të të gjithë vendeve të marrë në analizë. Mesatarja e OECD është 11% e punonjësve punojnë me orare të zgjatura.

 

 

Stresi

“Puna me një orar të zgjatur gjatë javës ndikon në shëndetin personal, duke rrezikuar sigurinë dhe duke rritur stresin” – shkruhet në raportin e OECD. “Ndër të tjera, sa më gjatë njerëzit të punojnë, më pak kohë mund t’u kushtojnë aktiviteteve të tjera”.

Dhjetë vendet e para të Indeksit të OECD ishin europiane. Për kontrast, SHBA renditej në vendin e 27, me 11% të punonjësve që punonin me orare të zgjatura.

Raporti thekson që familjet, gjithnjë e më shumë po preken nga dinamikat e këqija jetë profesionale – jetë personale, duke këshilluar qeveritë që të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi, duke nxitur politika më të mira mbështetjeje dhe fleksibël.

*Emma Charlton, Senior Writer, Formative Content
Burimi: World Economic Forum

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of