FIFA publikoi raportin International Transfer Snapshot (1 qershor – 1 shtator 2022), një analizë e merkatos së transferimeve të lojtarëve ndërkombëtarë që sapo është mbyllur
Sipas raportit, transferimet kanë shënuar rimëkëmbje të fortë, ku numri i transferimeve për lojtarët meshkuj ka arritur një rekord të ri historik, duke shënuar rritje me thuajse 30% të totalit të shpenzimeve për tarifa transferimesh.
Në lojën për femra, numri i transferimeve gjatë periudhës së regjistrimit në mes të vitit është rritur për të pestin vit radhazi.
Gjetjet kryesore të raportit:
-9.717 transferime ndërkombëtare të lojtarëve profesionistë meshkuj gjatë periudhës së regjistrimit të gjysmës së vitit – 16,2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021, duke shënuar rekord të ri historik (me 417 trasferime ende pezull në momentin e publikimit të Raportit).
-5 miliardë dollarë, tarifat totale për transferimet ndërkombëtare të lojtarëve profesionistë meshkuj – duke shënuar rritje me 29,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021. Megjithatë, ky total është ende më i ulët me 13,9% krahasuar me nivelin rekord të merkatos së transferimit të gjysmës së vitit në 2019.
-Me 4.271 transferime, lojtarët e moshës mes 18 – 23 vjeç përfaqësojnë pjesën më të madhe të gjithë transferimeve (44,0%) , ndjekur nga afër nga futbollistët e moshës 24 – 29 vjeç, me 3.929 transferime (40,4%).
Në 13.6% të transferimeve, lojtari i përfshirë ishte i moshës mes 30 – 35 vjeç, ndërsa vetëm 0,8% dhe 1,3% e transferimeve lidhej me futbollistë të moshës më të mëdhenj se 35 vjeç apo nën 18 vjeç.
Edhe shpenzimet në tarifat e transferimit ishim më të larta te futbollistët mes 18 – 29 vjeç, me 4,58 miliardë dollarë të shpenzuara në total (91,8%).
-Edhe një herë, transferimet ndërkombëtare të futbollisteve femra gjatë periudhës së regjistrimit të gjysmës së vitit arritën një rekord të ri historik, me 684 transferime – 14,4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021
-Shuma totale e tarifave të shërbimit për agjentët e klubit, e deklaruar në transferime gjatë merkatos së mesvitit ishte 494.4 milionë dollarë. Gjatë dhjetë viteve të fundit, raporti mes tarifave të shërbimit të agjentëve dhe tarifave të transferimit gjatë merkatos të gjysmës së vitit është rritur nga 6,1% nga 2012 në 9,9% në 2022.
-Ashtu si në vitet e mëparshme, federatat europiane kryesojnë klasifikimin e dhjetë federatave të futbollit për numrin e transferimeve hyrëse dhe dalëse dhe për shumat e shpenzuara dhe të fituara në tarifa transferimi. Brazili dhe Argjentina janë të vetmet federata jashtë Europës ndër dhjetë të parat.
Brazili dhe Argjentina janë në fakt të vetmet federata joeruopiane mes dhjetë të parave, ku Brazili është i pranishëm në të katërta klasifikimet dhe Argjentina mes dhjetë të parave, për numrin e transferimeve dalëse.
-Klubet angleze regjistruan numrin më të lartë të transferimeve hyrëse dhe dalëse dhe shpenzuan më shumë në tarifa transferimi se gjithë federatat në nivel botëror.
Klubet franceze regjistruan të ardhurat më të larta në total nga tarifat e transferimit, (617,7 milionë dollari), përpara klubeve gjermane dhe italiane me përkatësisht 560,1 milionë dollarë dhe 541,9 milionë dollarë.
Klubet portugeze regjistruan rimëkëmbje veçanërisht të fortë, me rritje nga të ardhurat totale të transferimeve me më shumë se 225% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.