Ndërmarrjet shtetërore në Shqipëri zënë 10 për qind të totalit të ekonomisë në vend, sipas të dhënave nga një studim i Fondit Monetar Ndërkombëtar për rivlerësimin e rolit të pronës shtetërore në ekonominë e vendeve në zhvillim të Europës.
Studimi tregon se sektori shtetëror është më shumë i pranishëm në Bjellorusi, Rusi dhe Poloni dhe në një përqindje më të vogël në vendet e tjera ish komuniste kjo përqindje vjen në e ulët.
Në Bjellorusi sektori shtetëror zë gati 35 për qind të ekonomisë, ndërsa na krahun tjetër të grafikut qëndron Sllovakia ku ndërmarrjet shtetërore zënë më pak se 3 për qind të totalit të ekonomisë.
Interesant mbetet fakti, që edhe pse Polonia është një vend i zhvilluar tashmë ku ekonomia e saj ka përparuar më shpejt se vendet e tjera ish bllokut komunist ndërmarrjet shtetërorë ende kanë një rol të madh në ekonominë e vendit duke kontribuar në rreth 18% të totalit.
Një dekadë më parë roli i ndërmarrjeve shtetërore në ekonominë e tyre ishte më i madh.
FMN vlerësoi se pothuajse në të gjitha vendet ndërmjet 2005 dhe 2016 pjesa e Ndërmarrjeve Shtetërore në totalin e vlerës së shtuar ra me 5-10 pikë përqindjeje gjatë kësaj periudhe.
Gjithashtu ndërmarrjet shtetërorë në rajonet në zhvillim punësojnë një numër shumë më të vogël personash se në vitet 2000.
I vetmi vende ku roli i ndërmarrjeve shtetërore në ekonomi është rritur në raport me një dekadë më parë është Bosnja.
Ndërmarrjet Shtetërore në rajonet në zhvillim por edhe në Shqipëri janë të përqendruara në menaxhimin e burimeve natyrore të tilla si nafta, energjia, transporti dhe minierat.
Shumica e vendeve e ka të kufizuar ekspozimin e Ndërmarrjeve shtetërore në sektorët e bujqësisë, ndërtimit dhe prodhimit.
Studimi i thelluar për tre vende në zhvillim si Serbia, Sllovakia dhe Letonia tregoi së ndërmarrjet shtetërore në këto vende kanë produktivitet më të ulët se kompanitë e sektorit privat.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.