Shqipëria, sipas një harte të publikuar nga Gallup International, ka shfaqur tendenca rritëse të optimizmit për jetën, nga viti 2014 në 2017. I gjithë rajoni, përfshirë edhe Italinë, duket në të njëjtat nivele, ndërsa rënie drastike tregon Greqia dhe SHBA.
Optimizmi në vitin 2017 nuk është një fjalë që lidhet me shumë shtete. Çrregullimet politike si Brexit dhe Zgjedhjet Presidenciale të vitit 2016 kanë lënë politikën globale në një gjendje shumë të pasigurt. Kështu e nis raportin Gallup, i cili kësaj here ka përpiluar një hartë me të dhëna nga e gjithë bota që analizon se sa optimistë janë njerëzit për të ardhmen e tyre.
Terrorizmi, racizmi dhe rënia e standardeve të jetesës në vendet perëndimore i kanë lënë një ndjenjë të fortë pesimizmi për të ardhmen. Sipas raportit, se sa një vend ‘lulëzon’ vlerësohet në një shkallë prej 0-10. Pjesëmarrësve në analizë iu kërkua që të gjykojnë jetët e tyre aktuale si dhe jetën e tyre të ardhshme me klimën e tanishme.
Sipas të dhënave, që edhe harta reflekton, Shqipëria e ngjyrosur me gri, ndodhet në zonë e
“-4 në +4”, sipas të cilët optimizmi ka shfaqur tendenca rritëse nga viti 2014 në 2017.
Recesioni global pas vitit 2007 solli rënie masive në optimizëm për shumë vende, citon raporti.
10 vjet më vonë, gjërat kanë filluar të përmirësohen, por qëndrimet e përgjithshme të njerëzve ndryshojnë në shtete të ndryshme.
Vendet me rënien më të madhe në këtë periudhë përfshijnë Greqinë, Spanjën, Egjiptin, Singaporin, Belgjikën, Indinë, Zelandën e Re dhe Shtetet e Bashkuara.
Përafërsisht 1.000 të rritur në 115 vende të moshës 15 vjeç e lart morën pjesë në studim, i cili u zhvillua gjatë 12 muajve të fundit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.