Klubet e 5 kampionateve më të mëdha europiane mund të humbin deri në 4 miliardë euro nëse nuk luhen më ndeshje këtë sezon, për shkak të krizës të shkaktuar nga koronavirusi. Humbjet e Premier League mund të arrijnë deri në 1,25 miliardë euro, ndërsa La Liga, 950 milionë euro.
Ekipi i KPMG Football Benchmark përllogariti humbjet potenciale totale të pesë kampionateve kryesore europiane.
Efekti i parë i menjëhershëm në të ardhurat e klubeve është humbja e të fitimeve nga matchday (javët e mbetura deri në fund të kampionateve). “Sa më i madh dhe i fortë të jetë financiarisht një klub, më pak të rëndësishme janë humbjet në performancën e përgjithshme financiare, edhe pse zakonisht kanë stadiume më të mëdha dhe më shumë tifozë gjatë një matchday e, për rrjedhojë, edhe fitime më të larta nga ndeshjet” – shkruan KPMG.
Klubet do të duhet gjithashtu të vendosin nëse do t’u rimbursojnë ose jo abonimet tifozëve në rast se ndeshjet nuk do të zhvillohen. Klubet më të mëdha mund të kenë edhe një siguracion në rast të “ndërprerjes së biznesit” për të mbuluar humbjet nga të ardhurat matchday, por për pjesën më të madhe të tyre nuk bëhet fjalë për një siguracion të zakonshëm.
Në vendet ku të ardhurat nga të drejtat televizive lidhen me numrin e herëve ndeshjeve të transmetuara të një klubi, humbjet do të jenë më të larta. “Duhet theksuar që pjesa më e madhe e klubeve janë duke ulur të ardhurat e pritshme që vijnë nga të drejtat televizive nëpërmjet bankave dhe kompanive faktorizuese. Një rikthim i pjesshëm i këtyre të ardhurave do të kishte një peshë të rëndësishme tek arka e klubeve”- shkruajnë autorët e raportit.
Ndër të tjera, kontratat komerciale dhe ato sponsorizuese të personalizuara shpesh përfshijnë elementë fiks, të mbështetur te rezultatet, bonuset apo penalitetet dhe në arritjen e objektivave ë veçantë, si kualifikimi në Champions League.
Për sa kohë do të jenë në gjendje klubet të përballojnë shpenzimet me rënien e të ardhurave? FIFPro është duke raportuar klubet e ligave në të gjithë Europën që nuk janë duke paguar futbollistët e tyre. Nëse marrëveshjet komerciale dhe ato për të drejtat televizive janë në fazë rinegocimi, për ca kohë do të mund t’u paguajnë klubet pagat e lojtarëve të tyre?
UEFA shpreson që kriza të përfundojë në një moment gjatë muajve në vijim dhe ndeshjet të rifillojnë. Para pak ditësh, ajo njoftoi edhe se Kampionati Europian, Euro 2020, i parashikuar për t’u zhvilluar këtë verë (12 qershor – 12 korrik) do të shtyhet në vitin 2021 (në datat 11 qershor – 11 korrik 2021). Spostimi i Europianit verën e ardhshme do të mundësojë mbylljen e kampionateve Europiane, Champions League dhe Europa League, përtej afateve të përcaktuara në fillim të sezonit. Pavarësisht nëse sezoni do të fillojë ose jo, me koronavirusin, nuk ka fitues.
Burimi: Inside World Football