Raporti i “Pasurisë” 2012: Shqipëria, me pagat më të ulëta në Europë

05/11/2012 11:36 AM 0 komente


Pagat më të ulëta në Europë llogariten në vende si Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia. Kjo sipas raportit botëror “Pasuria 2012”, ku renditen pagat më të ulëta dhe më të larta në botë. Në Europë vendet ku profesionistët paguhen më mirë janë Zvicra, Danimarka dhe Norvegjia.

Sipas renditjes, ku përfshihen të gjitha shtetet e Europës , Shqipëria llogarit një pagë mesatare në 796 dollarë për punonjës (i matur sipas metodës së barazisë së fuqisë blerëse, PPP), Ukraina  në 841 dollarë dhe Moldavia në 461 dollarë. Tradicionalisht, Shqipëria dhe Moldavia, në renditje të ndryshme shfaqen si vendet me pagat më të ulëta në Europë.

Zvicra, udhëheq Kontinentin e Vjetër me të ardhura mesatare në 7,110 dollarë, renditet më pas Danimarka me 6,628 dollarë e më pas Norvegjia me 6,429 dollarë. Shtetet më të varfra mes më të pasurve janë Italia dhe Malta (paga e tyre mesatare në termat e PPP-së është përkatësisht 2,826 dhe 2,591 dollarë). Vendi më i pasur mes atyre më të varfra është Sllovenia (2,282 dollarë).

Norma e papunësisë ( e përcaktuar sipas metodologjisë së ILO-s, Organizatës Ndërkombëtare të Punës) do të arrijë në 7.9%. Norma më e ulët e papunësisë është regjistruar në Bjellorusi me 0.6%.

Norma të larta të papunësisë janë regjistruar  në  Maqedonia (31.4%), Bosnje dhe Hercegovinë (27.6%) dhe Serbi (23%).

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of