Raporti i UEFA, klubet e Premier League investojnë më shumë në zhvillimin e të rinjve

11/09/2020 3:32 PM 0 komente

Sipas një raporti të UEFA, klubet më të mëdha europiane kanë investuar 870 milionë euro për zhvillimin e të rinjve në vitin 2020. Me një mesatare prej 6,1 milionë eurosh për klub, skuadrat e Premier League renditen në krye të klasifikimit.

UEFA i paraqiti rezultatet pas një vlerësimi të 950 strukturave të saj për stërvitje, që përdoren nga 673 klube në të gjithë kontinentin. Studimi nxjerr në pah ndryshimet në fushë, me vendet skandinave që përdorin fusha hibride; klubet gjermane, hungareze, spanjolle dhe zvicerane kanë shpenzuar mesatarisht më shumë se 5 milionë euro për qendrat e stërvitjes dhe të gjithë klubet kryesore të Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Danimarkës, Ishujve Faroe, Finlandës, Hungarisë, Islandës dhe Skocisë kanë përmirësuar strukturat e tyre në dhjetë vitet e fundit.

Vetëm gjatë këtij viti, klubet kanë shpenzuar në total, 870 milionë euro për zhvillimin e të rinjve. Studimi rendit edhe dhjetë vendet e para në bazë të buxhetit mesatar të klubeve, me Anglinë në krye .

Angli                       €6.1 milionë
Gjermani               €5.3 milionë
Francë                    €4.7 milionë
Itali                        €4.6 milionë
Spanjë                   €3.4 milionë
Rusi                       €2.8 milionë
Zvicër                    €2.7 milionë
Holandë                €1.9 milionë
Portugali               €1.8 milionë
Belgjikë                 €1.7 milionë

Burimi: Inside World Football

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of