Raporti i UNHCR, 131 shqiptarë janë shpërngulur, 162 të tjerë në pritje për azil

21/06/2019 12:00 PM 0 komente

Çdo minutë në 2018, 25 persona u detyruan të lëviznin nga vendet e tyre, globalisht. Sipas një raporti të fundit të Agjencisë së OKB për Refugjatët (UNHCR), 131 shqiptarë kanë lëvizur nga Shqipëria vitin e fundit dhe 162 të tjerë po u shqyrtohet kërkesa për azil dhe plot 4160 janë nën mbrojtjen e UNHCR duke qenë të pastrehë.

Në përllogaritje bëjnë pjesë refugjatët, azilkërkuesit, personat e zhvendosur brenda vendit (IDPs), të kthyerit (refugjatët dhe personat e zhvendosur), personat pa shtetësi dhe të tjerë etj.

Raporti i Tendencave Globale publikohet çdo vit për të analizuar ndryshimet në popullatat shqetësuese të UNHCR-it dhe për të thelluar të kuptuarit e publikut të krizave në vazhdim. UNHCR numëron dhe ndjek numrat e refugjatëve, personave të zhvendosur brenda vendit, njerëzve që janë kthyer në vendet ose zonat e tyre të origjinës, azilkërkuesit, njerëzit pa shtetësi dhe popujt e tjerë që shqetësojnë UNHCR-në.

Në raport, thuhet se pas Gjermanisë, në Francë, shqiptarët kishin kërkesa të larta për azil, me plot 8,300 kërkesa. Shqiptarët më pas ndiqeshin nga Gjeorgjia (6,800), Guinea (6,700), Côte d’Ivoire (5,300) dhe Siria (5,000).

Ndërsa duke analizuar lëvizjet e sirianëve, që përbënin sipas raportit numrin më të lartë të shpërnguljeve në 2018, për habi, Shqipëria rezulton vend pritës, ndonëse shtetasin vetë kanë kërkesa për azil në vende të tjera. Gjermania mori më shumë kërkesa me 44.200 nga sirianët,  pasuar nga Greqia (13.100). Përveç kësaj, Emiratet e Bashkuara Arabe (7,200), Franca (5,000), Austria (3,300), Holanda (3,000), Spanja (2,900), Belgjika (2800), Suedia (2,500), Arabia Saudite (2,200) dhe Shqipëria (2,100) të gjitha morën një numër të madh të kërkesave për azil nga sirianët.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of