Raporti, për Ballkanin: “Investitorët nuk mund të rrezikojnë paratë nëse s’ka drejtësi”

14/03/2017 9:11 AM 0 komente

“Pa besimin te sundimi i ligjit, investitorët e huaj do të ngurrojnë që të investojnë”. Kështu thuhet në raportin e hartuar për Ballkanin Perëndimor (referuar Shqipërisë) sa i përket ndërlidhjes me Bashkimin Europian të realizuar nga “Friends of Europe”.

Në këtë dokument thuhet se për vendet e Ballkanit Perëndimor integrimi në BE do të jetë një proces më i gjatë dhe më i vështirë në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit edhe pse do të shoqërohet me aspekte pozitive siçështë anëtarësimi, modernizimi i ekonomive, qeverisjeve dhe shoqërisë.

Sipas raportit, tre duhet të jenë aspektet ku duhet të fokusohen gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

E, para e që ka të bëjë më shumë me qeverinë ka të bëjë me reformën në Drejtësi dhe te institucionet qeverisëse. Mungesa e të cilave, thuhet në raport “bizneset e huaja do të ngurronin të investonin”.

Në këtë dokument thuhet se biznesi ka nevojë për lidhje më të mirë të transportit, për përmirësim të IT-së, gjë e cila do të përmirësonte ndërlidhjen mes vendeve të Ballkanit, do të rriste vendet e punës te të rinjtë, të cilët vuajnë normën e lartë të papunësisë.

Edukimi, thuhet në raport duhet të jetë një tjetër prioritet për t’u mundësuar të rinjve aftësimin, si dhe të angazhohen më shumë në ekonominë globale.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of