Raporti/Përgatitja për daljen nga BE, qeveria britanike shpenzoi të paktën 5 miliardë euro

09/03/2020 2:25 PM 0 komente

Përgatitja për daljen nga Bashkimi Europian i ka kushtuar Mbretërisë së Bashkuar të paktën 4,4 miliardë paund.

Zyra Kombëtare e Auditimit në Mbretërinë e Bashkuar (NAO) ka publikuar një raport që tregon se departamentet qeveritare shpenzuan të paktën 4.4 miliardë paund (5.08 miliardë €) në përgatitjet për daljen e saj nga unioni.

Në raportin 32-faqesh, zyra tha se u kishte kërkuar të gjitha 18 departamenteve të qeverisë qendrore dhe dy departamenteve jo-ministrore të japin informacione mbi koston e aktiviteteve përgatitore midis referendumit të Brexit në qershor 2016 dhe 31 janar 2020, në ditën kur Mbretëria e Bashkuar u largua nga Bashkimi Europian.

Tri fushat kryesore në të cilat u përqendrua studimi ishin në kostot e stafit, koston e ekspertizës dhe këshillat e jashtme, kostot e aktiviteteve siç janë ndërtimi i sistemeve dhe infrastrukturës së re, shkruan Euronews.

“Nga paratë e harxhuara, 1.9 miliardë paund ishin për kostot e personelit; 288 milionë paund për ekspertizë dhe këshilla të jashtme; dhe 1.5 miliardë paund për aktivitete të tilla si ndërtimi i sistemeve dhe infrastrukturës së re,” thotë raporti.

Fillimisht u vunë në dispozicion 6.3 miliardë paund

Të gjitha departamentet ndërmorën punë për t’u përgatitur për daljen nga BE, por shkalla e përgatitjes dhe sasia e shpenzuar ndryshuan shumë midis departamenteve. Thesari i shtetit vuri në dispozicion 6.3 miliardë paund për të mbuluar kostot e largimit nga Bashkimi Evropian. Raporti tregon se departamentet “raportuan shpenzime prej 1 miliard paund më pak deri më 31 janar 2020”, e cila mund të shpjegohet me zhvillimin e situatës dhe sigurinë se Brexit ishte duke u kryer.

“Kur mundësia e daljes nga BE me marrëveshje u zvogëlua, shpenzimet u zvogëluan.”

Raporti gjithashtu tregon se mbi 22,000 persona  ishin duke punuar për Brexit në periudhën kulmore në Tetor 2019. Kjo përfshinte më shumë se 1.500 njerëz brenda qeverisë në përgatitjen për një dalje të mundshme pa marrëveshje.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of