Studimi i Komisionit Europian konfirmon se emigrantët e Europës Lindore kanë më shumë sukses në gjetjen e vendit të punës, por paralajmëron se lëvizja e lirë po dëmton ekonomitë e vendeve të tyre.
Migrantët e Europës Lindore kanë gati dy herë më shumë gjasa për të gjetur një punë se sa vendasit e papunë, në këtë përfundim ka arritur raporti i Komisionit Europian.
Raporti referon gjithashtu se migrimi masiv po dëmton ekonomitë e vendeve ish-komuniste të tilla si Rumania, ndërsa më shumë se një në dhjetë të rinj të aftë po largohen drejt Perëndimit.
Përkundër kësaj, duhet të inkurajohet lëvizje më e lirë në mënyrë që të reduktohen nivelet e larta të papunësisë shkaktuar nga kriza e Eurozonës, shtoi raporti.
Studimi gjeti se emigrantët nga dhjetë vende të Europës Qendrore dhe Lindore që u bashkuan me BE në vitin 2004 kishin 1.78 herë më shumë gjasa për të gjetur punë, ndërsa zhvendosen në ‘dinastinë’ e një të papuni vendas.
Për një emigrant nga Europa Perëndimore, gjasat vlerësohen në 1.3 herë më shumë, ndërsa emigrantët nga pjesa tjetër e botës kanë shumë më pak të ngjarë të gjejnë punë.
Studimi, i cili analizon modelet e punësimit për periudhën 2011-’13, duket se e vlerëson stereotipin popullor të emigrantëve polakë apo çekë në Britani të Madhe si veçanërisht punëtor. Kryeministri polak, Beata Szydlo, qortoi David Cameron muajin e kaluar, duke insistuar se qytetarët e saj “po ndërtojnë PBB-në e Britanisë së Madhe”.
Diferenca e “shqiptuar” vjen për shkak se emigrantët kanë tendencë të jenë më të rinj dhe më të mirarsimuar se sa popullsia më e madhe e vendit pritës dhe ata janë të motivuar për të gjetur punë, vijon raporti.
Raporti ka zbuluar se Britania, së bashku me Gjermaninë, është një destinacion kryesor për emigrantët lindorë europianë, për shkak të “rritjes së punësimit”, ku numri i vendeve të punës ka kërcyer 4% që nga viti 2011, pesë herë normën e pjesës tjetër të BE-së (0.8%).
Raporti argumenton se, në përgjithësi, emigrantët nuk “paraqesin një barrë” për sistemet e mirëqenies së vendeve pritëse. Por ai shton se: “në nivel lokal ekziston mundësia për presione potenciale dhe të rëndësishme në ofrimin e shërbimeve”.
Në një vlerësim të sinqertë, raporti nga Marianne Thyssen, komisioneri i punës së BE-së, pranon se “flukset veçanërisht të forta” nga disa vende kanë “intensifikuar shqetësimet në lidhje me potencialin e rritjes së këtyre vendeve, ekuilibrin demografik, financat publike, dhe rrezikun e largimit të trurit”.
Efekti është i ekzagjeruar teksa largohen më të arsimuarit, shton raporti. Disa vende janë përballur me largimin e një pjese të madhe të profesionistëve të rinj që kur vendet i janë bashkuar BE-së: Rumania (9%), Lituania (7.2%), Sllovakia (6.5%).
Vetëm 10% e emigrantëve kthehen në vendin e tyre brenda një viti, shton raporti, dhe ndërsa ka të tjerë që u dërgojnë para familjeve të tyre, kjo ka tendencë të reduktohet teksa njerëzit integrohen gjithmonë e më shumë, që do të thotë se efekti kompensues është vetëm i pjesshëm dhe afatshkurtër.
Studimet e cituara nga raporti sugjerojnë se largimi i trurit ka bërë që ekonomitë e Bullgarisë, Rumanisë dhe Lituanisë të mbeten 5 nga 11% më të vogla se sa mund të pritej në mungesë të këtij fenomeni. Kjo nuk ka çuar as në rritjen e pagave në vend: të ardhurat frymë ranë gati 3%.
Zbulimi është i rëndësishëm teksa periudha e studiuar – 2004 deri në vitin 2009 – daton më herët se Rumania dhe Bullgaria të fitonin të drejtat e plota të lëvizjes së lirë. Z. Cameron ka nxitur argumentin e ‘largimit të trurit’ në bisedime me homologët e tij të BE-së, pasi ai kërkon të shkurtojnë përfitimet për migrantët e BE-së për ta bërë Britaninë më pak atraktive.
Duke adresuar liderët në Davos, ai tha se migrimi masiv përbënte një “shqetësim shifrash dhe presioni”.
“Ju mund të trajnoheni si infermiere në Bullgari dhe në Britani do të paguheshit për punë krahu për shkak të sistemit tonë të lartë të mirëqenies. Kjo nuk është me të vërtetë e drejtë për Bullgarinë dhe kjo nuk është e drejtë as për Britaninë”. Z. Cameron tha se etërit themelues të BE-së nuk kanë parashikuar kurrë emigrantë në një shkallë të tillë.
Megjithatë, raporti i zonjës Thyssen argumenton se migrimi – me 15 milionë europianë në moshë pune që jetojnë jashtë vendit të tyre të lindjes, apo 4% – është “modest” dhe “i ulët”. Në SHBA, ai thotë, se gati 30% e njerëzve jetojnë jashtë shtetit në të cilin kanë lindur.
Raporti vë në dukje se rritja e migracionit do të ndihmojë në reduktimin e mëtejshëm të normave shumë të larta të papunësisë së Greqisë, Italisë dhe Spanjës që rezultuan nga kriza financiare.
Ai thotë se ligjet e punësimit duhet të thjeshtohen për të përfituar nga “potenciali i madh i pashfrytëzuar ekonomik për mobilitet të punës brenda BE-së”.
Departamenti i zonjës Thyssen-it po harton plane për të dyfishuar kohën e pritjes së emigrantëve të BE-së për të pretenduar papunësinë kur gjenden jashtë për gjashtë muaj. Ata duhej të njoftoheshin përpara Krishtlindjeve, por ajo pranoi se u vonuan me mundësinë për t’u ‘skeduluar’ në marrëveshjen e re me z. Cameron.
Kjo do t’i mundësonte z. Cameron t’u tregonte votuesve se ai kishte siguruar një marrëveshje si brenda ashtu dhe jashtë në lidhje me përfitimet e punës përpara referendumit britanik.
“Paketa është atje. Ne jemi të gatshëm ta prezantojmë atë”, – tha zonja Thyssen duke shtuar se ndihej “e zhgënjyer” për vonesën.
Pa migrim Gjermania rrezikon mirëqënien
Gjermania nëse do të sigurojë vazhdimësinë e potencialit për rekrutim të fuqisë së punës si dhe mirëqenien në vend, deri në vitin 2050 ka nevojë për pesëqindmijë migrantë në vit. Shifër kjo e nxjerrë nga një studim i realizuar nga fondacioni gjerman Bertelsmann, publikuar këto ditë.
Në fakt faktori kryesor që ka shkaktuar këtë gjendje është ai demografik. Matthias M. Maer nga fondacioni Bertelsmann referon se gjermanët po bëhen gjithmonë e më të vjetër dhe po mbeten gjithmonë e më pak. Pa migrim nga jashtë, potenciali i rekrutimit të fuqisë punëtore në vitin 2050 do të binte në 29 milionë nga 45 milionë sa është sot dhe kjo nënkupton një kthim mbrapa ose një ulje prej rreth 36 për qind.
Tkurrja e shpejtë e potencialit të fuqisë punëtore mund të sjellë probleme serioze në vend dhe përveç tjerash do të rrezikonte financimin e sistemeve të sigurimit social.