Raporti i shpërnguljes së popullsisë botërore, Shqiptarët 4200 lëvizje në 2015

01/06/2016 10:00 AM 0 komente

Numri i njerëzve në të gjithë botën, të cilët janë detyruar të shpërngulen nga shteti i tyre si pasojë e luftës apo dhunës, ka arritur një rekord të ri, në 40.8 milion në 2015.

Si pjesë e të dhënave të bëra publike nga Internal Displacement Monitoring Centre (IDMC), flitet kryesisht se më tepër se gjysma që i takon Lindjes së Mesme, por shpërngulje kanë parë edhe shumë shtete të tjera në botë.

Sipas hartës së raportit të IDMC, në Shqipëri njerëzit janë shpërngulur për shkak të katastrofave natyrore, numri i të cilëve arrin në 4’200 në 2015.
Shtete të tjera të rajonit, si Maqedonia kanë pasur shpërngulje për shkak të konflikteve të brendshme dhe luftës, e njëjta panoramë vihet re edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Numri më të madh me të shpërngulur në botë e ka Jemeni, më pas Siria.

raporti zhvendosja

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of