Për herë të parë në pesë vjet, përdorimi global i shpërthimit me gaz (gas flaring) u rrit. Vlerësimet e bëra së fundmi nga të dhënat satelitore, të cilat janë publikuar nga Banka Botërore në një artikull të fundit, tregojnë një rritje prej 3% në 2018 deri në 145 miliardë metra kub (bcm), e cila është e barabartë me konsumin total vjetor të gazit të Amerikës Qendrore dhe Jugore.
Përdorimi i shpërthimit me gaz përmes djegies së gazit natyror është një praktikë 160-vjeçare e industrisë që kontribuon në ndryshimet klimatike, duke prodhuar më shumë se 350 milionë tonë emetime CO2 ekuivalente çdo vit, së bashku me metanin dhe emetimet e zeza të karbonit.
Quhet ndryshe ‘Një shpërthim gazi’, e njohur edhe si një pirg i ndezur, është një pajisje me djegie të gazit që përdoret në impiantet industriale si rafineritë e naftës, impiantet kimike, impiantet e përpunimit të gazit natyror, si dhe në vendet e prodhimit të naftës ose gazit që kanë puse nafte, puset e gazit dhe landfille gazi.
Sipas të dhënave, Shqipëria ka përdorur 7 mln metra kub, ndërsa në rajon konsumin më të lartë e ka Kroacia, me 22 mln metra kub. Në Ballkan, në raportin e BB citohet se, nuk e kanë përdorur shtetet e tjera. Shihen norma të larta përdorimi në Rusi dhe SHBA.
Kjo formë e gazit natyror (gas flaring) mund të sigurojë energji për miliona njerëz në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Praktika vazhdon edhe sot e kësaj dite për shkak të një sërë kufizimesh teknike, rregullatore dhe / ose ekonomike, por që specialistët sugjerojnë që të kufizohet derisa të zhduket.
Pra, si e llogaritim këtë rritje? Në Shtetet e Bashkuara, konsumi i kësaj forme të gazit u rrit gati 50% nga viti 2017 deri 2018 për shkak të rritjes së prodhimit të naftës për 33%.
Ndërkohë, vendet që luftonin me trazirat politike dhe konfliktet përjetuan rritje të përdorimit të tyre. Për shembull, në Venezuelë, përdorimi i ‘gas flaring’ u rrit ndjeshëm, ndërkohë që prodhimi i naftës ra poshtë ndjeshëm, duke treguar një gjendje në krizë, të ngjashme me trendet e shikuara më parë në Siri dhe Jemen.
Ndërkohë që nuk mund të nxjerrim shumë përfundime që tani, partneri i reduktimit të gazit global të Bankës Botërore (GGFR) do të vazhdojë të monitorojë tendencat nga afër dhe të punojë për të ndryshuar prirjen e parë në vitin 2018. Me mbi 80 qeveri, dhe institucionet e zhvillimit të angazhuar për një iniciativë të Bankës Botërore për t’i dhënë fund gas flaring deri më 2030, BB thekson se, kemi një themel të fortë për t’i dhënë fund kësaj forme në dhjetë vjet.
“Ne duhet të përshpejtojmë përpjekjet dhe të investojmë në infrastrukturën, teknologjinë dhe tregjet e nevojshme për të arritur këtë qëllim.”-thekson BB.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.