Rasti Kurum, hapet procedura e falimentit

16/10/2017 2:34 PM 0 komente

Prodhuesi i çelikut Kurum, një prej kompanive më të mëdha në vend, e cila shpalli falimentin më shumë se një vit më parë, do të nisë me dyert të hapura në Gjykatë, hapjen e procedurës së falimentit.

Sipas njoftimit të bërë publik nga faqja e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Kurum ka kërkuar caktimin e një administratori të përkohshëm të falimentimit, si dhe marrjen e vendimit për vetadministrim.  Në njoftim listohen edhe kreditorët, të cilët, zyrtarisht, u bënë me dije që në prill të këtij viti.

Janë rreth 230 milionë euro borxhe që kompania Kurum, u ka të tretëve, kryesisht banka vendase dhe të huaja. Rreth 18% e kësaj shume, apo 42 milionë euro, është kredi e marrë në bankat shqiptare dhe rreth 600 mijë euro ndaj furnitorëve në Shqipëri. Pjesa tjetër është hua e marrë në bankat ndërkombëtare (IFC dhe Banka e Detit të Zi dhe bankat turke). Janë rreth 27 subjekte që u është njohur pretendimi, ndërsa është përjashtuar nga kjo e drejtë për shumën e rreth 149 milionë lekëve, IFC-ja. Kreditori më i madh është Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) me 55 milionë euro, por kjo kredi është e siguruar.
Më pas vjen Banka e Detit të Zi, me 30.5 milionë euro, edhe këto të siguruara. Nga bankat vendase, kreditori më i madh është Raiffeisen, me 21 milionë euro, nga të cilat vetëm 5.2 mln euro janë të siguruara.
I dyti është Banka Kombëtare Tregtare, ndaj të cilit Kurum ka një hua të pashlyer prej rreth 10.2 milionë eurosh, gjysma e së cilës është e siguruar.
Më pas janë Societe Generale me 5 milionë euro, NBG me 3.6 milionë euro dhe Pro Credit me 500 mijë euro.

Kurum shpalli falimentin për qëllim ristrukturimi në shkurt të vitit 2016. Vlerësohet që kompania ka mbi 300 milionë dollarë detyrime, gjysma e të cilit është ndaj bankave dhe institucioneve financiare ndërkombëtare.
Arsyet që e çuan Kurum drejt falimentit janë të shumta. Më herët Monitor ka zbardhur të gjithë skemën e detyrimeve që ka kjo kompania.
Kompania rezulton me një levë të lartë financiare, me raportin detyrime/kapital i vet që ishte 3.8 në fund të vitit 2014 (çka nënkupton se detyrimet janë gati 4 herë më të larta se mjetet e veta), ndërkohë që një raport maksimal i levës ku një sipërmarrje vlerësohet se ka aktivitet të qëndrueshëm, është 1.5.
Blerja e hidrocentraleve tërësisht me kredinë prej 106 milionë eurosh ka shtuar dukshëm barrën e borxheve të Kurum.
Ajo u zhyt në një krizë likuiditeti, teksa nga njëra anë pret të arkëtojë 19 miliardë lekë nga furnitorët dhe në kahun tjetër ka rreth 17 miliardë lekë detyrime ndaj të tretëve.
Rënia e çmimeve të hekurit në tregjet ndërkombëtare dhe tkurrja e kërkesës së brendshme si rrjedhojë e krizës së ndërtimit duket se i ka dhënë goditjen përfundimtare kompanisë. Në bilancin e 2014-s, Kurum konstaton se sektori i ndërtimeve, me të cilin Kurum e ka të lidhur ngushtësisht aktivitetin, ka rënë për dy arsye, se pari shteti ka pezulluar lejet e ndërtimit dhe së dyti ka rënë shitja e apartamenteve.
Efektet e krizës globale financiare kanë vijuar të kenë ndikim të rëndësishëm në likuiditetet e kompanisë. “Kohëzgjatja e krizës dhe rritja e vonuar e industrive dhe sektori bankar mund të shkaktojë një reduktim në para të gatshme nga operacionet, disponueshmërinë e kredisë, një rritje të kostove dhe një vonesë në kohën apo zvogëlimin e shpenzimeve kapitale të planifikuara”, thuhet në bilanc.
Kompania ka qenë ndërkohë në fokusin e autoriteteve për mosrespektim të standardeve mjedisore, që e detyruan Ministrinë e Mjedisit të bllokonte aktivitetin e Kurum në maj të vitit 2015.

Ndërsa në gusht të vitit të shkuar, vetë kompania bëri me dije arsyet e falimentit. Sipas njoftimit, nga ana e shoqërisë konstatohet se në muajt në vijim te 2016 të mos ketë aftësi paguese për shlyerjen në kohë të detyrimeve. Mungesa e aftësisë paguese është evidentuar në muajt e fundit të vitit 2015, kur shoqëria ka reduktuar ndjeshëm aktivitetin e saj. (Lexo: Kurum zbardh 4 arsyet e falimentit)

 

Ja vendimi i plotë:

 

VENDIM
“PER HAPJEN E PROCEDURES SE FALIMENTIMIT”

 

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, e perbere prej:
GJYQTARE TEUTA HOXHA

 

Asistuar nga sekretare gjyqesor Adela Çinari ne daten 15 Prill 2016 mori ne shqyrtim me dyer te hapura çeshtjen civile me Nr. 6631 Akti, qe iu perket:

 

KERKUES: KURUM INTERNATIONAL SHA me seli ne Tirane Rr.”Ibrahim Rugova” Pall 14 Green Park Ap nr.39 Kati i 6 me administrator z. Y suf Sezai Kurum, perfaqesuar ne seance me autorizim nga Jur.Dardan Mustafaj, Jur. Taulant Naço dhe z. Arif Shkalla dhe z. Arjan Rama.

 

OBJEKTI: Hapje e procedures se Falimentimit. Caktimi i nje administratori te perkohshem te falimentimit. Marrja e vendimit per veteadministrim. ”

 

Persona te trete:

 

  1. Internacional Finance Corporation (IFC),perfaqesuar ne seance nga Av.Adriana Shehi Kalo.
  2. Black Sea Trade and Developement Bank , perfaqesuar ne gjykim nga Av.Adriana Shehi Kalo si dhe me nga Av.Romeo Merruko.
  3. RaifJeissen Bank Albania” Sha (RFAL), perfaqesuar ne gjykim nga Av.Adriana Shehi Kalo.
  4. “Banka Kombetare Tregtare” Sha Tirane perfaqesuar nga Av.Adriana Shehi Kalo; dhe zj.Veronika Prifti- sipas kerkeses se posayme te BKT Sha.
  5. Credit Europe Banka NV, perfaqesuar me prokure nga Av.Dorant Ekmekçiu dhe Av.Jori Bregasi

 

BAZA LIGJORE: Nenet 41,42, 153; 334 e vijues te K.Pr.Civile Neni 2, 3, 4,1111; 13/3; 14/1; 15; 18; 180; 181/1 dhe neni
233 i Ligjit nr.8901 date 23.05.2002 “Per falimentimin”

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of