Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj ka reaguar pas daljes së të dhënave online të banorëve të Qarkut Tiranë.
“Të dhënat e qytetarëve shqiptarë që marrin shërbime online përmes portalit unik qeveritar e-Albania nuk ruhen dhe as nuk janë ruajtur ndonjëherë, as nga AKSHI e as nga e-Albania. Përveç ndalimit nga legjislacioni në fuqi, nuk ekziston asnjë mundësi teknike që këto të dhënat të përdoren e keqpërdoren, kur as nuk ruhen dot.”
Aho tha se ekspertët e teknologjisë së informacionit, ata që e kuptojnë këtë sistem, nuk duhet të përhapin panik tek qytetarët dhe bizneset!
“Platforma Qeveritare e Ndërveprimit është një nga investimet më të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare në këto 30 vite, e ndërtuar me teknologjinë Microsoft, sipas modelit “Enterprise Service Bus”. Shteti Shqiptar kishte vetëm 6 regjistra elektronikë në 2013 ku kryheshin rreth 680 mijë veprime. Sot janë 55 databaza digjitale që ndërveprojnë në kohë reale duke siguruar 145 milionë veprime ose 211 herë më shumë vetëm gjatë 2020. Kjo shifër tregon transformimin dhe modernizmin e Shtetit Shqiptar, e certifikuar nga institucionet ndërkombëtare më në zë”, tha Karçanaj.
Aktualisht në e-Albania janë regjistruar 1.93 milionë shqiptarë dhe biznese që marrin 1207 shërbime në kohë reale online duke shmangur radhët e gjata të sporteve, trafikun, tarifat apo edhe ryshfetin. Shërbimet publike aksesohen në çdo moment të mundshëm, tha ajo.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.