Real Madrid, 2017 vit rekord. 5 trofe të fituar dhe shpërblim 2 milionë euro për kokë çdo futbollisti

19/12/2017 5:08 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Me fitoren e së shtunës kundër Gremio, Real Madrid konfirmohet kampioni i botës dhe e mbyll vitin 2017 në mënyrë të suksesshme. Sipas “Marca”, lojtarët “blancos” kanë fituar 2 milionë euro shpërblime për kokë. Kjo është një shifër më se e merituar: “Merengues” kanë fituar pesë nga gjashtë kompeticionet në të cilat kanë marrë pjesë.

Trofeu i vetëm që nuk kanë fituar është Kupa e Mbretit. Trajneri Zinedine Zidane ka thyer rekorde të njëpasnjëshme, duke fituar 8 trofe në vetëm 23 muaj në drejtimin e skuadrës.

Bonusi i parë erdhi pas sukseseve në La Liga dhe Champions League, sezonin e shkuar. Për këtë triumf të dyfishtë, klubi madrilen ka paguar 1,5 milionë euro. Fitimi bruto (taksuar 52 për qind) i është paguar gjithë stafit dhe pesë anëtarëve të stafit teknik. Më pas, këtë sezon Real Madrid ka fituar edhe dy Superkupa (Superkupën e Spanjës dhe atë të Europës), duke shtuar edhe Botërorin e Klubeve, pak ditë më parë në Emiratet e Bashkuara.
2017-a është bërë viti më i suksesshëm në historinë e Realit të Madridit.

Pagave të lojtarëve u shtohen edhe 2 milionë euro për kokë falë fitimit të këtyre trofeve. Shuma totale e disbursuar për të shpërblyer gjithë lojtarët e skuadrës arrin në 70 milionë euro. Kjo është një shifër e rëndësishme të cilën presidenti, Florentino Perez nuk do të hezitonte që ta derdhte përsëri.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of