Skuadra e futbollit me më shumë trofe në botë mund të bëhet, shumë shpejt, edhe më e qëndrueshmja. Sipas burimeve të afërta me klubin, punimet që po zhvillohen në “Santiago Bernabeu” po e shndërrojnë shtëpinë e Real Madrid në stadiumin e parë me emetime zero.
Procesi i modernizimit të Bernabeut është përshpejtuar në muajt e fundit, për shkak të COVID, që ka detyruar Modric dhe shokët e skuadrës të luajnë ndeshjet në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, strukturë me 6 mijë vende e qendrës sportive së Valdebebas.
Ndërtimi i impiantit të parë sportiv me emetime zero mund të bëhet një garë mes Real Madrid dhe Amazon. Shoqëria e themeluar nga Jeff Bezos synon ta përfundojë brenda vitit “Climate Pledge Arena”, një strukturë e destinuar të bëhet shtëpia e Seattke Kraken në Nhl dhe Seattle Storm në WNBA. Emri është një referencë për Climate Pledge të Amazon – një angazhim për të arritur objektivin e emetimeve zero brenda 2040, dhjetë vjet më herët se parashikimi i bërë nga Marrëveshja e Parisit.
Kush e drejton transformimin green të Real Madrid
Presidenti i Real Madrid, Fiorentino Perez, ka theksuar në të shkuarën vullnetin për të bërë Bernabeu-n “një stadium modern, avangardë, me nivelin më të lartë të komfortit dhe sigurisë dhe i pajisur me teknologjitë më të avancuara”. Tranzicionin e qëndrueshëm të klubit e drejton shefi i transformimit, Michael Sutherland.
Sutherland, me origjinë neozelandese, është menaxher te Real Madrid që nga viti 2019. I diplomuar për inxhinieri elektronike, është ekspert në sektorë si realiteti virtual, realiteti i shtuar, Inteligjenca Artificiale dhe kriptovalutat.
Sutherland ka përvojë më shumë se një dekadë në Sillicon Valley ku ka mbuluar role drejtuese në kompani si Hewlett-Packard. Sipas burimeve të afërta të klubit, Florentino Perez është mbështetur tek ai edhe për disa marrëveshje tregtare, vendimtare për zbutjen e efekteve katastrofike të koronavirusit te financat e klubeve të futbollit. Në tetor 2020, ish-kreu global i partneriteteve, David Hopkinson, u largua nga Real Madrid për t’u bërë president i ekipit të operacioneve të biznesit të Madison Square Garden Sports.
Cilët janë stadiumet më të qëndrueshme
Në Katar, ku do të zhvillohet Botërori i 2022, janë angazhuar për të realizuar edicionin e parë carbon neutral në historinë e ngjarjes. Disa nga tetë impiantet që do të mirëpresin turneun kanë marrë një certifikatë nga “Global sustainability assessment sistem”, sistem vlerësimi i qëndrueshmërisë së strukturave që përdoret në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Në vitin 2018, “Johan Cruijff Arena”, shtëpi e Ajax-it, u pajis me 4200 panele diellore dhe një turbinë ere. Në të njëjtin impiant u instalua një sistem i ruajtjes së energjisë elektrike që përdor bateri të ripërdorura nga automjetet Nissan.
Në Shtetet e Bashkuara, “Mercedes-Benz Stadium” i Atlanta-s, ku luajnë Atlanta United të MLS dhe Falcons të NFL, në nëntor 2017 u bë impianti i parë sportiv që mori certifikatën LEED (Leadership in energy and environmental design) nga U.S. Green Building Council. Në 2018, Climate Action vlerësoi edhe “Levi’s Stadium” të San Francisco 49ers (NFL) dhe Golden 1 Center të Sacramento Kings (NBA) ndër impiantet më të qëndrueshme në planet.
Burimi: Forbes