Rriten sërish të ardhurat për Real Madrid. Klubi spanjoll bëri të ditur rezultatet ekonomike për sezonin 2016/2017, gjatë të cilit të ardhurat e shoqërisë kanë shënuar përsëri rritje.
Gjatë sezonit 2016/17, Real Madrid ka arritur disa nga sukseset më të mëdha sportive në histori, duke fituar Champions League 2016/17, La Liga 2016/17, Kupën e Botës për Klube 2016 dhe Superkupën e Europës 2016.
Nga pikëpamja financiare, sukseset janë reflektuar në rritjen e të ardhurave, por edhe shpenzimeve, duke pasur parasysh bonuset për futbollistët.
Të ardhurat për sezonin 2016/17, duke mos llogaritur player trading (të ardhurat nga shitja dhe blerja e futbollistëve), janë rritur në 674,6 milionë euro, në rritje me 8,8 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Bilanci është 178 milionë euro, i cili pas rekordit të regjistruar vitin e kaluar, është shifra më e lartë në historinë e klubit. Rënia krahasuar me vitin e kaluar (kur ishte në kuotën e 211,5 milionë euro) ka ardhur për shkak të pagesave të bonuseve.
Sa i përket borxhit neto, ai është aktualisht negativ në 10,3 milionë euro, me një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar (-13,1 milionë).
Gjatë sezonit 2017/2018, parashikohet që të ardhurat të arrijnë në 690,3 milionë euro, kurse fitimi para tatimit rreth 48,6 milionë euro.