Real Madrid siguron përfitime nga stadiumi i ri Santiago Bernabéu. Klubi spanjoll – shkruan El Confidencial – ka arritur një marrëveshje me një fond amerikan për shfrytëzimin e aseteve komerciale të impiantit në fazë rinovimi, në këmbim të 400 milionë eurove.
Ristrukturimi i stadiumit do t’i sigurojë klubit të ardhura jashtë ndeshjes së ditës, e cila me vështirësi arrin shifrën minimale prej 29 ditësh nga 365 gjithsej. Në stadiumin e ri Santiago Bernabéu, Real Madrid do të mund të organizojë koncerte, aktivitete argëtuese, panaire dhe aktivitete të tjera sportive duke mos e dëmtuar fushën.
Që nga viti 2018, Real Madrid ka një marrëveshje me Legends për të rishikuar dhe për të përmirësuar mundësitë tregtare të stadiumit Santiago Bernabéu. Shoqëria amerikane është krijuar nga New York Yankees dhe nga Dallas Cowboys në San Francisko. Fondi amerikan Sixth Street ka blerë 51% të aksioneve të Legends në fillim të vitit.
Duke qenë se plani i Legends është i vështirë për t’u realizuar, Florentino Pérez ka shitur aksione te një fond me kapital sipërmarrës, duke i siguruar në këtë mënyrë Real Madridit, një shumë fikse vjetore, duke mos u shqetësuar për ecurinë sportive të klubit.
Në anën tjetër, Florentino Pérez u është drejtuar bankave JP Morgan dhe Bank of America që t’i japin një kredi me vlerë 250 milionë euro për të përfunduar punimet e stadiumit të ri, të cilat parashikohen brenda fillimit të vitit 2023.
Sipas El Confidencial, kostoja totale e rinovimit do të rritet me 33% krahasuar me vlerësimet e mëparshme. Në fillim, Real Madrid kishte parashikuar 575 milionë euro si kosto totale, krahasuar me më shumë se 800 milionë euro që duhen për të investuar.