Reduktimi i tarifave për shërbimet roaming mes Shqiëprisë dhe Kosovës pritet të nisë shumë shpejt. Në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming për rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme ndërmjet dy, të nënshkruar në Pejë më datë 26.11.2019 më datë 11 Maj 2018 në Tiranë u organizua mbledhja e përbashkët midis Këshillit Drejtues të AKEP dhe Bordit Drejtues të ARKEP lidhur me procesin e reduktimit të tarifave të shërbimit roaming për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës sipas kësaj marrëveshje.
Gjatë mbledhjes u diskutua për përfitimet që do të kenë qytetarët e të dy vendeve në lidhje me reduktimin dhe heqjen e tarifave të shërbimet roaming, reduktim i cili do të aplikohet sipas principeve të modelit të aplikuar më parë nga vendet e Bashkimit Evropian “Roam Like At Home (RLAH)”. Të dy palët u dakordësuan që proçesi i reduktimit të tarifave të fillojë nga data 15 Qershor 2019 fillimisht nëpërmjet aplikimit të modelit “RLAH+”, reduktim i cili do të sjellë efekte pozitive të menjëhershme tek qytetarët e të dy vendeve, dhe në vijim heqjen e plotë të tarifave roaming për qytetarët e dy vendeve, duke filluar nga 1 korriku 2021 në linjë dhe me Marrëveshjen Rajonale të roamingut kur këto tarifa pritet të hiqen edhe me 4 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu, anëtarët e AKEP dhe ARKEP shprehën angazhimin e tyre maksimal për vazhdimin e proçesit të reduktimit të tarifave roaming sipas modelit RLAH edhe me vendet e tjera të rajonit në përputhje me marrëveshjen rajonale të nënshkruar nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me datë 4 Prill 2019 në Beograd.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.