Nga 1 korriku i këtij viti, shtetasit e Shqipërisë dhe Kosovës do të fillojnë të flasin në celular me tarifa më të lira roamingu, kur ndodhen në shtetet e njëri-tjetrit dhe duke filluar nga korriku i vitit 2020 ose 2021 tarifat do të jenë njësoj si në shtëpi. Nga kjo pritet të përfitojnë sidomos shtetasit nga Kosova, që janë përdorues të mëdhenj të internetit kur vijnë në Shqipëri, ndërsa humbjet e operatorëve celularë në Shqipëri llogariten në rreth 150 mijë euro në vit.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka nxjerrë për konsultim dokumentin publik për rregullimin e Tarifave të Shërbimeve Roaming Ndërkombëtar Shqipëri-Kosovë.
Dokumenti është hartuar pasi më datë 26.11.2018 në mbledhjen e përbashkët të Qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, ministritë përgjegjëse për fushën e komunikimeve elektronike të dy vendeve nënshkruan “Marrëveshje për heqjen e cmimeve të shërbimeve roaming për rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”. Ministritë përgjegjëse ranë dakord që zbatimi i regjimit të ri të fillojë gradualisht nga 15 Qershor 2019, sipas një plani dhe afateve të rëna dakort ndërmjet rregullatorëve.
Në lidhje me bazën ligjore të rregullimit të tarifave roaming marreshja parashikon që brenda datës 30 Mars të dy vendet të kenë marra masa për miratim të cdo ndryshimi ligjor për komunikimet elektronike që të mundësojë zbatimin e marrveshjes nga rregullatorët e dy vendeve (AKEP për Shqipërinë dhe ARKEP për Kosovën).
Me qëllim fillimin e zbatimit të marrveshjes AKEP ka bashkëpunuar me ARKEP për përgatitjen e këtij dokumenti si dhe kanë zhvilluar takime bilaterale dhe me operatorët celularë, përfshirë një takim të përbashkët midis Rregullatorëve dhe operatorëve celularë të dy vendeve, të zhvilluar në Prishtinë më datë 21.01.2019.
Trafik i lartë i përdorimit të interneti nga shtetasit e Kosovës në Shqipëri
Të dhënat tregojnë për një rritje shumë të madhe të përdorimit të roamingut nga qytetarët e Kosovës në Shqipëri, sidomos për të dhëna (Internet). Ndërsa përdorimi i minutave në roamingun midis dy vendeve është i balancuar, përdorimi i SMS-eve dhe të dhënave ka ndryshime të mëdha. Në vitin 2017 qytetarët e Kosovës përdorën 3 herë më shumë SMS dhe 31 herë më shumë data (internet) gjatë roamigut në Shqipëri se sa qytetarët Shqiptarë gjatë roamingut në Kosovë. Ne vitet 2017- 2018 sasia e te dhenave te perdorur nga Kosova ne roaming ne Shqiperi ishte i qndrueshem ne rreth 80 mije GB, ndersa sasia e te dhenave te perdorur nga pajtimtaret celulare te Shqiperise ne roaming ne Kosove u rrit me 22%, por perseri ky nivel eshte 25 here me i ulet se roamingu i perdoruesve te Kosove ne Shqiperi. Ne vitin 2018 perdoruesit celulare te Shqiperise perdoren 1.2 milion minuta, 6 milon SMS dhe 5 mije GB internet roaming ne Kosove. Ndersa ne vitin 2018 perdoruesit celulare te Kosoves perdoren 1.7 milion minuta, 13.6 milon SMS dhe 82 mije GB internet roaming ne Shqiperi.
Të ardhurat, operatorët shqiptarë fituan neto 150 mijë euro
Të ardhurat me shumicë nga roamingu të tre operatorëve celularë nga roamingu me Kosovën (të ardhurat që operatorët Shqiptarë marrin nga operatorët e Kosovës kur pajtimtarët e tyre vizitojnë Shqipërinë) në vitin 2016 ishin rreth 189 mijë euro, ndërsa në vitin 2017 ishin 255 mijë euro. Të ardhurat nga përdorimi i data (interneti) zënë rreth 62% të totalit të këtyre të ardhurave me shumicë.
Kostot me shumicë (pagesat që operatorët Shqiptarë u kryejnë operatorëve të Kosovës kur përdoruesit celularë Shqiptarë vizitojnë Kosovën) ishin rreth 148 mijë euro në vitin 2016, dhe 158 mijë euro në vitin 2017.
Të ardhurat neto të operatorëvë Shqiptarë (diferenca të ardhura me shumicë minus kosto me shumicë) ishin rreth 41 mijë euro në vitin 2016 dhe 97 mijë euro në vitin 2017. Pra bilanci neto i të ardhurave dhe kostove me shumicë është pozitiv për operatorët Shqiptarë. Ne vitin 2018 te ardhurat neto me shumice te tre operatoreve Shqiptare nga roamingu me Kosoven ishin rreth 150 mije euro, apo rreth 50% me shume se nje vit me pare.
Tarifat aktuale të pakicës
Operatoret celulare ne Shqiperi per sherbimet roaming ofrojne paketa/oferta te ndryshme per perdoruesit me parapagim dhe paspagimt, të cilat përshkruhen shkurtimisht me poshte. Tabela e meposhtme paraqet tarifat standarte me pakice te aplikuara nga tre operatoret per roaming ne Kosove, nese pajtimatri nuk ka aktivizuar nje pakete/oferte ose pas mbarimit te sasive te përfshira ne pagesen fikse te ofertes/paketes roaming. Tabela permban info per tarifat ne roaming ne rrjetin e preferuar (Vala ose Ipko), per roaming ne rrjet tjeter tarifat jane me te larta.
Sic mund te vihet re Vodafone Albania aplikon tarifat me te larta standarde (per njesi: minute, SMS dhe MB) per roaming ne Kosove. Ndersa Albtelecom aplikon tarifat me te uleta per njesi, madje edhe më të ulëta se tarifat për njësi të aplikuar brenda vendit. Albtelecom sipas njoftimeve në faqen ëeb të tij ka filluar të aplikojë modelin RLAH me operatorin Vala në Kosovë gjate fundit te vitit 2018 e në vijim.
Përvec tarfave të mësipërme për njësi dhe që aplikohen për përdoruesit pay-as-go dhe për kosnum jahstë pakete/oferte, tre operatorët celularë ofrojnë një sërë paketash/ofertash ëpr përdoruesit me parapagim dhe pasgamim pë roaming në Kosovë. Disa prej këtyre paketave/ofertave të tre MNO-ve për roaming që përshijnë dhe Kosovën janë të pasqyruara në tabelat në vijim.
Rregullimi i tarifave
Në dokumentin e AKEP jepen alternativat për rregullimin e tarifave me pakice dhe me shumicë i Roamingut me Kosovën. Palët kanë rënë dakord që çmimet e zbatuara për shërbimet roaming me shumicë dhe pakicë të jenë të njëjta me nivelin e çmimeve në përputhje me modelin “roaming like at home- të flasësh si në shtëpi” (RLAH) dhe të jenë në përputhje me Rregulloren e BE-së. AKEP vlerëson se Në lidhje me afatin e aplikimit të këtij modeli marrveshja citon se ajo mund të fillojë të aplikohet në mënyrë graduale duke filluar nga data 15 Qershor 2019, pra duke nënkuptuar që për një periudhe tranzitore mund të aplikohet modeli RLAH+ si në vendet e BE-së.
Alternativa e parë parashikon roaming like home (RLAH), duke filluar nga 1.07.2021, ndërsa në periudhën 1.07.2019-30.06.2021 të aplikohet modeli RLAH+;
Alternativa e dytë parashikon duke filluar nga data 1.07.2020 të aplikohet modeli RLAH; Në periudhën 1.07.2019-30.06.2020 të aplikohet modeli RLAH+;
Duke filluar nga data 01 Korrik 2021 (2020), ofruesit e rrjeteve celulare në RSH nuk duhet të aplikojnë asnjë tarifë shtesë për shërbimet e rregulluara të Roamingut (thirrjet dalëse dhe të marra, SMS dhe të dhëna/Data), përveç çmimit të shitjes me pakicë brenda vendit për pajtimatrët e tyre, të cilët janë në Roaming në Republikën e Kosovës. AKEP rekomandojnë se ofruesit e rrjeteve celulare në RSH mund të aplikojnë një “Politikë të përdorimit të drejtë” (Fair use policy) për shfrytëzimin e shërbimeve të rregulluara të Roamingut me pakicë në raport me çmimet e shitjes me pakicë të aplikuara brenda vendit, me qëllim që të parandalojnë përdorimin abuziv ose Jo normal të shërbimeve të Roamingut me pakicë nga pajtimatrët, siç janë: përdorimi permanent i shërbimeve të Roamingut, modifikimi i CLI etj.
Ndërsa tarifat e parashikuara për RLAH+ në periudhën tranzitore jepen në tabelat e mëposhtme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.