Kryebashkiakja e Parisit dëshiron t’u besojë menaxhimin e 140.000 vendeve të parkimit me pagesë ofruesve privatë të shërbimeve, brenda vitit të ardhshëm. Vetëm 9% e parisienëve paguajnë parkometrat, fakt i cili përfaqëson një fitim të munguar prej 300 milionë eurosh në vit.
Anne Hidalgo do të godasë këtë “mashtrim” që lidhet me parkimet. Rreth 140.000 vende parkimi me pagesë në Paris do t’u besohen një menaxhimi privat, duke filluar nga 1 janari i vitit 2018, lajmëroi kryebashkiakja në një intervistë për “Journal du Dimanche” (Gazetën e së Dielës). Kjo reformë, e cila po studiohej prej disa muajsh, duhet t’i mundësojë qytetit sigurinë për një mbulim më të mirë tarifash parkimi: sipas Hidalgo “91% e përdoruesve të automjeteve” nuk vendosin pará në parkometër”, që do të thotë një fitim të munguar prej 300 milionë eurosh.
Ofruesit që do të menaxhojnë parkometrat synojnë “të përmirësojnë respektimin e kohës së qëndrimit të lejuar në parkim” që do të thotë rritje të 9% aktual, saktëson kryebashkiakja, veçanërisht falë modernizimit të praktikave të kontrollit nëpërmjet përdorimit të mjeteve dixhitale të automatizuara.
“Bashkia e Parisit do të caktojë tarifat e Parkimit”
Anne Hidalgo
Bashkia, do të mbajë kontrollin e plotë të politikës së parkimit: është ajo e cila do të caktojë tarifat dhe do të mbledhë të ardhurat nga pagesa e parkimeve – detajoi Hidalgo. Në një komunikatë për shtyp, kryebashkiakja siguroi se “tarifat për dy orët e para të parkimit të përcaktuara, do të mbeten të pandryshuara”. Hidalgo saktësoi se Parisi do kontroll të drejtpërdrejtë mbi parkimin kaotik.
Kjo masë do t’i lejojë Parisit të rimarrë nën autoritetin bashkiak rreth 1600 ASP (Agjentë të Sigurisë së Parisit), të cilëve aktualisht iu është ngarkuar kontrolli i parkimeve. Për këtë efekt, ASP-s do t’i ngarkohen detyra prioritare: “lufta kundër veprimeve jo qytetare, kundër ndotjes së mjedisit, mbikëqyrja e ndërtesave të varura nga Bashkia dhe kontrolli i politikës së transportit dhe parkimit” – saktësoi Hidalgo.
Për këtë reformë kaq urgjente, kryebashkiakja thekson dëshirën e saj për të pakësuar numrin e parkimeve në rrugët e Paris, veçanërisht në rrugët kryesore të qytetit. “Shpeshherë hasim automjete të cilat, në përpjekje për të parkuar, ngadalësojnë qarkullimin rrugor në akse të ngarkuara me qarkullim”, kritikon kryebashkiakja. Ajo reagoi gjithashtu ndaj polemikave që ndoqën vendimin e Bashkisë për të ndaluar qarkullimin e automjeteve në rrugët buzë Senës, duke lejuar kështu vetëm kalimin e këmbësorëve. “Shëndeti publik dhe mbrojtja e planetit tonë janë dy gjëra të cilat nuk negociohen. Është e domosdoshme të ndryshojmë sjelljen tonë, veçanërisht karshi automjeteve”, tha ajo.
Ofertat për tender në vitin 2017
Që kjo reformë të zbatohet duke filluar nga 1 janari 2018, Këshilli Bashkiak i Parisit duhet të japë mendimin lidhur me këtë çështje deri në mesin e muajt nëntor, njofton Hidalgo dhe më pas hapja e ofertave për tender do të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit 2017.
Tregu do të ndahet “në tre zona gjeografike”, ku çdo zonë do të përfaqësojë diçka më pak se 50.000 vende parkimi me pagesë. Në zonën e parë do të grupohen njësitë administrative nr: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 11, 12, 13 dhe 20. Në zonën e dytë do të bëjnë pjesë njësitë nr: 7, 14, 15 dhe 16. Dhe së fundi, zona e tretë do të përfshijë njësitë nr. 8, 9, 10, 17, 18 dhe 19. “Nuk do të jetë e mundur që i njëjti ofrues shërbimi, të fitojë më shumë se dy zona” – lajmëron kryebashkiakja me qëllim “shmangien e krijimit të monopoleve në kryeqytet”.
Parisi do t’iu kërkojë ofruesve të shërbimit “përdorimin e një sistemi të përbashkët menaxhimi” me qëllim që të garantojnë trajtimin e barabartë të të gjithë përdoruesve të automjeteve.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kërkuar profesionistëve të lirë që të paguajnë deri në fund të muajit qershor këstin e tremujorit të dytë që atyre u ka ardhur sipas përllogaritjeve të administratës tatimore për zbatimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që…
Vetëprodhimi i energjisë si një formë për të ulur kostot duket se ka nxitur edhe gjatë vitit 2023 një sërë kategorish që janë aktive me projekte të instalimit të impianteve fotovoltaikë. Të dhënat zyrtare të raportuara nga ERE tregojnë se ishin të paktën 723 klientë…
Shqipëria ka nivelin më të lartë të konsumit të mishit të deles dhe dhisë për frymë në Rajon dhe vjen ndër të parat në rang global (shiko grafikun e mëposhtëm, sipas të dhënave që burojnë nga metodologjia e konsumit të Organizatës Botërore të Ushqimit dhe…
Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri kaluan nivelin e 1 miliard eurove dhe arritën nivelin më të lartë historik vitin e kaluar. Të dhënat e Bilancit të Pagesave tregojnë se të ardhurat e investitorëve të huaj në vitin 2023 arritën vlerën e 1.014 miliardë…
Fieri dhe dy njësi të tjera si Roskoveci dhe Mallakastra do të kenë ndryshime në tarifën e furnizimit me ujë, si dhe të largimit të ujërave të ndotura nga 18 maji 2024. Përjashtim bën vetëm Patosi, që sipas vendimit të fundit të Entit Rregullator të…
Yield-i obligacioneve 10-vjeçare pësoi rënie në ankandin e kësaj jave, duke reflektuar pjesëmarrjen e lartë të investitorëve dhe rënien e pritshmërive rreth inflacionit. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i uniform i pranuar i obligacioneve në ankandin e sotëm të rihapjes zbriti në 6.36%, nga…
Ritmet e rritjes së të ardhurave buxhetore u ngadalësuan në tremujorin e parë të vitit, si rrjedhojë e ecurisë së dobët të muajit mars. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave bënë të ditur se për 3-mujorin, buxheti arkëtoi gjithsej 163.8 miliardë lekë, me rritje…
Nëse ka një shifër që qeveria e përdor shpesh me mburrje është ajo e numrit të turistëve. Përditë bombardohemi me 10 milionë turistët që vizituan vendin, me shtimin…
Aleksandër Risilia Co-Managing Director & Co-Founder, i kompanisë “Ritech International AG” që ofron shërbime IT për tregun në SHBA tha për podcast-in “Business Plus” se normat e reja tatimore për profesionet e lira do të ndikojnë në uljen e numrit të kompanive IT. Risilia shton…
Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Kosovë, derisa vlera e kredive bruto ka arritur në 5.09. Kurse, shuma e depozitave…
Aktiviteti ekonomik i sektorit privat në Bashkimin Europian, u rimëkëmb fuqishëm në prill, i udhëhequr nga kërkesa e fuqishme për shërbime, megjithëse prodhimi vazhdoi të tkurret.…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet e saj duhet të ndërmarrin masa të balancuara që adresojnë nevojat e ekonomisë dhe të konsumatorëve, duke mbajtur nën…
Ndërsa fillojnë bisedimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të rënë dakord për traktatin e parë botëror, për të reduktuar rritjen e mbetjeve plastike, kryesuesi…
Një udhëtim në kohë Eda Meta, MSc. International Finance German Banking Industry Historia e Inteligjencës Artificiale daton që në lashtësi. Njerëzimi ka ëndërruar gjithmonë për…
Profesionistët e burimeve njerëzore, zbulojnë përfitimet e tendencës virale 'chronoworking', duke supozuar se të gjitha palët mund të jenë fleksibël. Tendenca më e fundit e karrierës,…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…