Shoqata e industrialistëve italianë në Shqipëri, gjatë aktivitetit të sotëm për Reformën në Drejtësi si element thelbësor për investimet e huaja, shqyrtoi problematikat e investitorëve në Shqipëri. Në formën e një aktiviteti konsultimi kishte për qëllim t’i adresonte qeverisë ccështje e sugjerime mbi drejtësinë në vend. Aktiviteti ngriti pyetje si: A do t’ia dalë reforma në drejtësi të rrisë besimin te shteti shqiptar dhe tek institucionet e tij? A do të sjellë reforma ndihmë në rrugën e konsolidimit të rritjes ekonomike dhe mbrojtjes së të drejtave të sipërmarrësve, etj.
Në nisje të aktivitetit, presidenti i sapozgjedhur i Confidustria Albania z. Sergio Fontana theksoi se prioriteti i programit të tij do të jetë shndërrimi i Confindustria-s në një shoqatë autoritare dhe në forcimin e identitetin të saj në vend.
Ne jemi këtu për të mbështetur e asistuar të gjithë sipërmarrjet italiane në raport më të gjithë institucionet, për të garantuar qëndrueshmëri e besueshmëri. Per të gjithë ata që janë tashmë ketu, ose për të tërhequr biznese të tjera nga jashtë. Ne do të përpiqemi që të garantojmë krijimin e ‘pasurisë”, për ata që punësohen, për të ardhurat që do gjenerojnë. Por për këtë kemi nevojë për një sistem drejtësie në mënyrë thelbësore. Procesi nga pala shqiptare duhet të përmirësuar.
Kur ka paqartësi, arbitraritet, ka pak vend për zhvillim”- tha kreu i Confindustrias z. Fontana.
Ambasadori i Italisë sakaq përgëzoi këtë organizim dhe tha më tej se reforma në drejtësi nder vite ka qenë prioritet për qeverinë por tashmë duket se është në vijë. ” Na ka bërë edhe të dyshojmë, por ka hyrë në një rrugë që do të jetë e shkurtër dhe efektivisht gjërat po ndryshojnë, edhe për bizneset, do të shohin ndryshim”-tha ambasadori Cutillo.
Jemi përballë një reformë që nuk ka paralelizëm me asnjë shtet tjetër, tha më tej ambasadori, duke shtuar me optimizëm që ambienti ekonomik do të reflektojë besueshmëri.
Ministre për mbrojtjen e sipërmarrjes Sonila Qato përmendi urat e komunikimit të biznesit që vendosen përmes Confindustria-s ndër vite.
“Për qeverinë, për mua është shumë e rëndësishme krijimi i kushteve të mira për sipërmarrjen. Reformat kanë ndikim në përmirësimin e klimës së të berit biznes në vendin tonë. Ne sot kemi një panoramë të qartë të mjedisit ku operon biznesi. Kemi ndërmarrë hapin e heqjes së barrierave administrative. Qeveria ka rritur transparencën dhe konsultimit publik. Sipërmarrësve u garantohet integriteti dhe konsiderohet si një partner. Ne kemi rritur edhe inspektimin, jo ndëshkuese por konsultuese, mbrojtëse etj. Të gjitha këto procese po drejtojnë të rinjtë tek më shumë mundësi punësimi. Reforma në drejtësi po jetësohet çdo ditë e më shumë, po zbardhen çështjet që sipërmarrja na ka adresuar. I delegojmë në çdo institucion përgjegjës. Ne jemi pranë sipërmarrjes me çdo informacion qe kërkojnë, duke diskutuar problematikat e duke i dhënë zgjidhje të drejtpërdrejte. Ne kuadër të dialogut ekonomik, perspektiva europiane është synimi ynë. Mjedisi, turizmi, teknologjia e informacionit janë fushat ku do të orientohet më tej sipërmarrja. Qeveria po krijon një strategji për të orientuar atë kategori që është e papune në sektorin privat. Rritjen e punësimit e lidhim ngushtë me përmirësimin e kushteve për sipërmarrësit këtu”- tha znj. Qato.
Zv ministrja e Drejtësisë Teuta Vodo përgëzoi organizimin e këtij aktivitetit dhe vendosi theksin te reforma në drejtësi si pikë kyçe ku programi qeveritar është fokusuar. “Rritja e transparencëë, ulja e korrupsionit do të sjellë përmirësim të aktivitetit të sipërmarrjes në vend dhe do të sjellë konsolidim ekonomik.”-tha znj. Vodo
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.