Duke premtuar të shtetëzojë kantierin më të madh të Francës, presidenti i ri po hyn në ujëra të rrezikshme
Mendoni për këtë si një provë të vogël që z. Macron dëshiron t’u tregojë të gjithëve: ndërhyrja e parë industriale nga ana e njeriut të cilin votuesit francezë e vunë në Pallatin Elysée, edhe pse ai kurrë më parë nuk ishte zgjedhur. Ai përfshin kantierin më të madh të Francës, në Saint-Nazaire, në Atlantik. Në fund të muajit të kaluar, në vend që t’ua shiste italianëve, qeveria e Emmanuel Macron u zotua se do të shtetëzonte atë, shkruan The Economist.
Një mbështetës i zjarrtë i Bashkimit Europian dhe i globalizimit, z. Macron, po akuzohet për nacionalizëm, proteksionizëm dhe për përpjekje në mbështetje të popullaritetit të tij në rënie. Megjithatë, situata nuk është kaq e keqe. Por z. Macron duhet të jetë i kujdesshëm që të mos bjerë në vorbullën e politikës industriale, e cila ka si qëllim kryesor rritjen e konkurrencës midis Francës dhe BE-së.
Ndërtimi i anijeve në Saint-Nazaire ka një të kaluar të trazuar. François Hollande, paraardhësi i z. Macron, mbikëqyri shitjen e dy të tretave të aksioneve të kantierit të një firme nga Koreja e Jugut në një bashkim italian me Fincantieri, një ndërtues anijesh dhe një investitori italian. Së bashku, ata do të kishin një rreth 54.6% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër do të ishte në pronësi të qeverisë franceze dhe të një investitori francez.
Z. Macron mund të kishte lejuar që shitja të vazhdonte ashtu siç ishte planifikuar, por në vend të kësaj, pas një rishikimi, e ka grisur marrëveshjen me italianët. Ai kërkoi një ndarje 50 me 50 dhe, kur italianët refuzuan, thanë se do të ushtronte të drejtën e shtetit për të blerë shumë.
Qeveria ka deklaruar se shtetëzimi do të jetë i përkohshëm, thjesht vetëm sa për të mbështetur pozitën e tij negociuese.
Franca shprehet se dëshiron që marrëveshja me Fincantieri të vazhdojë, por gjithashtu argumenton se çështja e shitjes së “Saint-Nazaire” është shumë strategjike, sepse ajo furnizon flotën franceze dhe punëson disa mijëra punëtorë. Përveç kësaj, qeverinë franceze e shqetëson fakti se sekretet tregtare mund të rrjedhin nga partneri industrial i Fincantierit, një ndërtues kinez i anijeve të lundrimit.
Argumenti kinez duket paska i dyshimtë: ai nuk e shqetësonte institucionin e mbrojtjes kur z. Hollande ishte në pushtet. Më bindës është pohimi se qeveria franceze duhet të ketë gati një fjalim kur Fincantieri të zhvendosë punën e tij nga Saint-Nazaire, gjë që do t’i shkaktojë kompanisë italiane humbje të mëdha.
Por kjo lidhet edhe me besimin e z. Macron në një BE të integruar, e cila përfshin Forcat e Armatosura të Europës dhe kompanitë që i furnizojnë ato. Ndërhyrja e tij i ka varrosur tashmë marrëdhëniet me Italinë, e cila vë në dukje faktin se një marrëveshje e tillë nuk është e besueshme.
27 shtatori është afati i vendosur nga të dyja palët për të arritur një marrëveshje të mundshme.
Rreziku i vërtetë që vjen nga kjo situatë është se, nëse bisedimet dështojnë dhe si pasojë e mungesës së një blerësi të kënaqshëm, shtetëzimi “i përkohshëm” mund të bëhet i përhershëm. Megjithatë, referuar një sondazhi të kohëve të fundit, 70% e francezëve e mbështetën atë, edhe pse përkrahja e z. Macron ka rënë, nga 62% në maj në 54% tani, më shpejt se cilido udhëheqës tjetër i zgjedhur, me përjashtimin e vetëm të Jacques Chirac.
Z. Macron nuk po gjykohet për popullaritetin e tij, por pronësia shtetërore afatgjatë do të ishte aq e keqe për Saint-Nazaire sa ka qenë për industrinë franceze në tërësi. Roli i shtetit në biznes është më i madh në Francë sesa kudo në Europë, përveç Norvegjisë, e cila është e pasur me naftë.
Shteti zotëron aksione me vlerë 100 miliardë euro (118 miliardë dollarë) në kompanitë që punësojnë rreth 800,000 njerëz. Megjithatë, Cour des Comptes, audituesi kombëtar, vuri në dukje në një raport kritik në janar të këtij viti se firmat shtetërore shtojnë vlerën më ngadalë se sa ato private. Shtetëzimi afatgjatë i Saint-Nazaire do të nxiste rezistencën ndaj planit të z. Macron për të shitur 10 miliardë euro (11.85 miliardë dollarë) të aseteve shtetërore dhe për të përdorur fondet që do të gjenerohen për të ndihmuar ndërmarrjet e mesme që të bëhen më inovative.
Të gjitha në det
Nëse Saint-Nazaire është një mikro-test, nuk do të vonojë shumë që të vijnë edhe makro-testet. Z. Macron i ka dhënë vetes një afat, në shtator, për të zbuluar reformat në tregun e punës të Francës. Këto do të bëjnë që tregu i punës të jetë më pak i paqëndrueshëm, duke kufizuar lirinë e gjykatave për të urdhëruar kompensimin e punëtorëve të shkarkuar nga puna dhe duke bërë të mundur që sindikatat të negociojnë brenda kompanive, ku rezultatet e moderuara janë më të pranueshme se sa në nivel kombëtar.
Së fundmi, Parlamenti i dha qeverisë fuqinë për të ndryshuar ligjin. Kjo reformë premton se do të jetë më e rëndësishmja e dekadave të fundit. Sindikatat e qendrës, të cilat janë gjithnjë e më të fuqishme, e pranojnë atë. Por linjat e ashpra dhe politikanët majtistë është e sigurt se do ta kundërshtojnë fuqishëm dhe pasi të përfundojë saga e Saint-Nazaire, ata mund të mendojnë se kanë gjetur një pikë të dobët ku mund ta godasin z. Macron dhe me siguri që do ta shfrytëzojnë atë. Por ai nuk duhet t’i lejojë.