Rekord të infektuarish dhe viktimash, 327 raste të reja, 9 humbje jete

01/11/2020 4:44 PM 0 komente

327 raste të reja dhe 9 viktima është bilanci i 24 orëve të fundit, duke shënuar kështu edhe një rekord që nga fillimi i epidemisë.

“Betejën me Covid e kanë humbur 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 44 vjeç dhe 69 vjeç nga Tirana, 60 vjeçe nga Mati, 65 vjeçe nga Durrësi, 66 vjeç Tropojë, 68 vjeç nga Pogradeci, 71 vjeçe nga Elbasani, 71 vjeç nga Berati, 78 vjeç nga Korça. Ndërkohë kujtojmë se në orët e para të mëngjesit një pacient 52-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i spitalit Shefqet Ndroqi (COVID 2) e për pasojë ka ndërruar jetë në vend”.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

152 raste në Tiranë, 25 në Durrës, 14 në Lezhë, 12 në Mirditë, nga 11 raste në Korçë, Elbasan, 10 në Kavajë, 9 në Gjirokastër, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Berat, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, nga 4 raste në Devoll, Mallakastër, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Vlorë, Librazhd, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, nga 2 raste në Pukë, Dibër, Prrenjas, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Roskovec, Bulqizë, Peqin, Klos, Skrapar, Cerrik.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 293 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Gjithsej gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1472 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 327 qytetarë të prekur nga virusi.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,246 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (1 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore: 327

Të shëruar ne 24 orë: 57

Të shtruar në spitale: 293

Humbje jete në 24 orë: 9

Testime ditore: 1472

Testime totale: 126,692

Raste pozitive: 21,202

Raste të shëruara: 11,246

Raste Aktive: 9,438

Humbje jete: 518

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of