Rekord tragjik në Spanjë, 849 viktima, mbi 9 mijë të infektuar në një ditë

31/03/2020 12:44 PM 0 komente

Spanja ka njoftuar një tjetër rekord tragjik në numrin e përsonave të vdekur nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit janë shënuar 849  vdekje, duke e çuar në total numrin e të vdekurve në 8,189.

Sipas autoriteteve spanjolle të shëndetësisë kjo është dita më e keqe që nga fillimi i shpërthimit të virusit. Numri i të prekurve në një ditë ka kapërcyer me mbi 9 mijë, 3 mijë më shumë se një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i të prekurve është rreth 94 mijë. Spanja është vendi i dytë me numrin më të lartë të viktimave pas Italisë e cila ka shënuar 11,591.

Spanja është në javën e tretë të bllokimit kombëtar dhe më shumë kufizime në lëvizje, të cilat u njoftuan në fundjavë./Euronews

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of