Në relacionin për projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Profesionit të rregulluar të Ekspertit Fiskal dhe Institutit të Ekspertëve Fiskalë”, thuhet se ky draft është i domosdoshëm, duke u nisur nga ndryshime të rëndësishme që kanë ndodhur dhe po ndodhin edhe në fushën e legjislacionit fiskal në përgjithësi dhe atij tatimor në veçanti. Mjafton të përmendim kërkesat e reja ligjore që lidhen me Legjislacionin e ri “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” apo me deklaratën integrale të të ardhurave të tatueshme të individëve, e cila do të rrisë ndjeshëm numrin e tatimpaguesve deklarues në vendin tonë nga rreth 90 mijë që është aktualisht (biznese të regjistruara që deklarojnë) në mbi 600 mijë (përfshirë edhe individët të cilët do të deklarojnë të ardhurat mbi bazë vjetore).
Këto ndryshime të rëndësishme kanë krijuar për tatimpaguesit shqiptarë një barrë jo të vogël që lidhet me njohjen dhe me përmbushjen vullnetare të detyrimeve. Përmbushja në mënyrë vullnetare e detyrimeve që burojnë nga ligji, është vështirë të realizohet nga të gjithë tatimpaguesit pa pasur asistencë të kualifikuar në këtë fushë.
Po ashtu, krijimi i Gjykatave Administrative është një proces tjetër, i cili kërkon njohjen dhe zbatimin e procedurave të cilat, për bizneset dhe për tatimpaguesit në përgjithësi, kërkon mbështetjen, mbrojtjen dhe përfaqësimin profesional e të drejtë.
Pikërisht, krijimi i profesionit të ekspertit apo këshilltarit fiskal dhe rregullimi i tij nëpërmjet vendosjes së normave të domosdoshme për profesione të tilla, synon të zgjidhë
problemet që krijohen nga këto zhvillime të vrullshme në financat publike dhe sistemin fiskal shqiptar. Rregullimi i këtij profesioni është i domosdoshëm, pasi është i lidhur me interesa madhore të financave publike dhe stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit.
Këto ndryshime të rëndësishme kanë krijuar për tatimpaguesit shqiptarë një barrë jo të vogël që lidhet me njohjen dhe me përmbushjen vullnetare të detyrimeve. Përmbushja në mënyrë vullnetare e detyrimeve që burojnë nga ligji, është vështirë të realizohet nga të gjithë tatimpaguesit, pa pasur asistencë të kualifikuar në këtë fushë.
Po ashtu, krijimi i Gjykatave Administrative është një proces tjetër, i cili kërkon njohjen dhe zbatimin e procedurave të cilat, për bizneset dhe për tatimpaguesit në përgjithësi,
kërkon mbështetjen, mbrojtjen dhe përfaqësimin profesional e të drejtë.
Pikërisht, krijimi i profesionit të ekspertit apo këshilltarit fiskal dhe rregullimi i tij nëpërmjet vendosjes së normave të domosdoshme për profesione të tilla, synon të zgjidhë problemet që krijohen nga këto zhvillime të vrullshme në financat publike dhe sistemin
fiskal shqiptar. Rregullimi i këtij profesioni është i domosdoshëm, pasi është i lidhur me interesa madhore të financave publike dhe stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit.
Rritja drastike në fillim të vitit 2012 e numrit të tatimpaguesve që duhet të paraqesin deklarata tatimore, nuk mund të përballohet me asistencë të kualifikuar, e cila duhet t’u ofrohet, vetëm nga profesionistët e praktikës që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e auditimit ligjor apo mbajtjes së kontabilitetit. Për më tepër që këto profesione mbulojnë veprimtari të tjera specifike, të cilat janë të papajtueshme me kryerjen e shërbimeve të tjera, duke pasur parasysh kufizimet që u vendosën qysh me ligjin Sarbanes-Oxley, që lidhen me ndarjen e veprimtarisë së auditimit ligjor dhe mbajtjen e kontabilitetit, nga firmat e kontabilitetit.
Paraqitja e këtyre ndryshimeve ligjore ka për qëllim organizimin dhe funksionimin e rregulluar të profesionit të ekspertit fiskal dhe grupimin e tyre në organizmin profesional përkatës.
Tashmë është bërë i domosdoshëm funksionimi i rregulluar i veprimtarive profesionale të ekspertëve fiskalë, me qëllim që të sigurohet rritja e përmbushjes vullnetare në shlyerjen e detyrimeve fiskale dhe mbrojtja e të drejtave të tatimpaguesve, përfaqësimi i interesave të përbashkëta profesionale në fushën e shërbimeve fiskale, kryerja e shërbimeve fiskale me cilësi të lartë, si dhe bashkëpunimi dhe mbështetja e administratës fiskale në misionin e saj për administrimin e tatimeve dhe taksave si dhe për edukimin e tatimpaguesve.
Eksperti fiskal do të operojë në fushën e dhënies së shërbimeve, përgatitjes dhe/ose paraqitjes së deklaratave tatimore të tatimpaguesve dhe pasqyrave mbështetëse fiskale,
dhënien e këshillimit mbi planifikimin tatimor, përfaqësimin dhe mbrojtjen e tatimpaguesve para organeve administrative dhe gjykatave dhe dhënien e këshillimeve fiskale të tjera dhe shërbimeve të lidhura.
Profesioni i Ekspertit Fiskal është i rregulluar me akte të veçanta edhe në shtetet e tjera në Bashkimin Europian si Austria, Gjermania, Çekia, Polonia, etj. Gjithashtu Bashkimi
Eurpoian, në kuadrin e proceseve integruese të vendit tonë në BE, ka kërkuar nga Qeveria Shqiptare që të bëhen ndërhyrjet e nevojshme për rregullimin e këtij profesioni.
Projektligji në nenin 3, pika 5 e tij propozon “monopol” dhe bën të ndaluar këtë shërbim për këdo tjetër, përveç Ekspertit Fiskal. Kjo nënkupton që të gjithë që duan të bëjnë konsulencë fiskale si ekspert fiskal, audit, etj., duhet të licencohen nga Instituti i Ekspertëve Fiskalë (IEF), që pritet të krijohet në kuadër të këtij ligji të ri dhe duhet të paguajnë çdo vit një tarifë.
Sipas relacionit të draftit të ri, “Eksperti fiskal do të operojë në fushën e dhënies së shërbimeve, përgatitjes dhe/ose paraqitjes së deklaratave tatimore të tatimpaguesve dhe pasqyrave mbështetëse fiskale, dhënien e këshillimit mbi planifikimin tatimor, përfaqësimin dhe mbrojtjen e tatimpaguesve para organeve administrative dhe gjykatave dhe dhënien e këshillimeve fiskale të tjera dhe shërbimeve të lidhura”. Neni 3 i projektligjit sanksionon se “Ushtrimi i profesionit të ekspertit fiskal dhe të shoqërive të ekspertëve fiskalë bëhet vetëm pas datës së regjistrimit të tyre në Regjistrin e “Institutit të Ekspertëve Fiskalë” (shkurt Instituti ose IEF). Ky i fundit është organizmi profesional, që grupon të gjithë ekspertët fiskalë persona fizikë dhe të gjitha shoqëritë e ekspertëve fiskalë të regjistruara në Regjistrin e Institutit të Ekspertëve Fiskalë të Shqipërisë që është i regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bazë të legjislacionit përkatës”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.