Shtatë vjet pas debutimit, Zoe po i nënshtrohet një remake-u, që gërsheton ristilimin me ndërrimin e gjeneratës. Pak ndërhyrje estetike, por risi të rëndësishme teknike, me një hap përpara si në cilësi ashtu edhe në autonomi
K ur Renault Zoe hyri në skenë në vitin 2012, tregu i emisioneve zero ishte pak a shumë një risi tek makinat. Sot, shtatë vjet nga basti me të cilin Aleanca Renault-Nissan, shpërqendroi të interesuarit e sektorit, panorama rreth makinës së vogël elektrike, nuk mund të ishte më e ndryshme sa kaq. Edhe kërcënuese gjithashtu. Gati, në fakt, ekziston një bollëk modelesh të reja me bateri, të gjitha me çmime të përballueshme, të cilat mezi presin të thyejnë dyshen Renault Zoe-Nissan Leaf, në krye të shitjeve europiane për segmentin që bën pjesë. Me pak fjalë: është koha për të riorganizuar mbrojtjen.
Modeli i ri Zoe, i cila do të prezantohet në muajin qershor (dhe të hyjë në prodhim pak a shumë në të njëjtën kohë), dhe që do të dalë në treg gjatë vjeshtës, do të jetë një zgjidhje mes ristilimit dhe një gjenerate të dytë: shumë risi të rëndësishme teknike për ta kthyer atë në makinë bazë, dhe pak ndërhyrje estetike për ta quajtur gjeneratë të dytë. Ky version i modelit Zoe “një pikë pesë”, sipas informacioneve më të fundit, pararend me të paktën dy vjet, serinë e dytë të vërtetë, me të cilën edhe konotacionet fizike do të ndryshojnë dukshëm. Por ndryshimi i ritmit në aspektin teknik, megjithatë, tashmë po ndodh.
Pika e parë: duket, ndonëse nuk është konfirmuar ende, se modeli mund të adoptojë një motor elektrik të ri (në tre variante fuqie: 90, 110 dhe 135 kf). Më e rëndësishme, megjithatë, është vendosja e mundshme e një baterie të pahasur më parë, e cila premton kohë më të shpejtë karikimi dhe autonomi më të madhe krahasuar me 300 km e përditësimit të fundit (thuhet se do të prekë kufijtë e 400 km në ciklin Wltp, duke lënë pas modelin Peugeot e-208 me 340 km).
Paketa aktuale e joneve të litiumit ka një kapacitet prej 41 kWh dhe mund të rikarikohet 80% në një orë dhe dyzet minuta. E reja, si ajo e bashkëkombases tjetër, do të japë mundësinë e karikimit në rrymë të vazhdueshme, pa kaluar përmes konvertuesit Dc/Dc (dhe gjithashtu do të jetë më pak e shtrenjtë për t’u realizuar).
Një nga elementët kryesorë të projektit, megjithatë, nuk do të dalë nga skena: platforma. Zoe “1.5” do të vazhdojë të realizohet mbi atë aktuale, sepse duket e mundshme që për shkak të kostove dhe kohës në dispozicion, debutimi i platformës modulare Cmf-B (ajo e modelit të ri Clio) të modifikuar për makinë elektrike, do t’i besohet gjeneratës së dytë. Prej aty, arkitektura e re do të bëhet standard për të gjitha makinat Ev të Aleancës Renault-Nissan-Mitsubishi, duke lejuar një ulje të kostove me disa dhjetëra përqindje.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.