Rëndësia e një planifikimi të suksesshëm strategjik

27/06/2019 3:53 PM 0 komente

Planifikimi strategjik është një prej proceseve më të rëndësishme për një biznes. Ai përcakton vizionin, misionin dhe qëllimet e ardhshme të kompanisë dhe identifikon strategjitë e përshtatshme dhe mënyrat e duhura për t’i realizuar ato sa më lehtësisht.

Më poshtë do të lexoni shtatë këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë për të pasur një planifikim të suksesshëm strategjik:

  1. Vlerësoni konkurrencën dhe tendencat kryesore të tregjeve

Hapi i parë më i rëndësishëm në krijimin e një planifikimi të suksesshëm strategjik është vlerësimi i forcave të jashtme që i japin formë idustrisë suaj, vlerësimi i konkurrentëve, mjedisi rregullator dhe identifikimi i tendecave kryesore të tregjeve.

  1. Identifikoni mundësitë dhe kërcënimet e mundshme nëpërmjet analizës SWOT

Analiza SWOT është ajo që nxjerr në pah pikat e forta, të dobëta, mundësitë dhe kërcënimet që i kanosen një kompanie të caktuar. Duke pasur një informacion të tillë drejtuesit do të jenë në gjendje të planifikojnë strategji mbrojtëse për kompaninë e tyre dhe t’i përqendrojnë të gjitha forcat në shmangien e rreziqeve të mundshme që mund t’i kanosen asaj kompanie.

  1. Rishikoni misionin dhe vizionin e kompanisë suaj

Liderat duhet ta kuptojnë se në arritjen e një planifikimi të suksesshëm strategjik, roli i tyre është shumë i rëndësishëm. Ata duhet ta kuptojnë gjithashtu se rishikimi i misionit dhe i vizionit është thelbësor në fillimin e mbarë të një planifikimi të suksesshëm strategjik.

  1. Objektiva të qartë dhe prioritete

Të pasurit e objektivave të qarta dhe ndarja e tyre sipas prioriteteve është një tjetër hap shumë i rëndësishëm i një planifikimi të suksesshëm strategjik.

  1. Mënyra efikase realizimi

Pasi të keni përcaktuar objektivat që doni të arrini dhe t’i keni ndarë ato sipas prioriteteve, hapi tjetër është përcaktimi i mënyrave sa më efikase për t’i realizuar ato.

  1. Përcaktoni buxhetin dhe nevojat financiare

Që të keni një planifikim sa më të suksesshëm strategjik, ju duhet të përcaktoni buxhetin tuaj dhe mbi të gjitha nevojat tuaj financiare, në mënyrë të tillë që të mos keni surpriza gjatë rrugës.

  1. Rishikoni progresin e kompanisë suaj muaj pas muaji

Rishikimi dhe matja e progresit të kompanisë suaj në mënyrë të rregull, për shembull muaj pas muaji ose ne çdo tremujor, është një prej hapave më të rëndësishëm për të pasur një planifikim të suksesshëm strategjik, sepse vetëm në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të indentifikoni çdo problemtatikë të mundshme dhe mbi të gjitha t’i zgjidhni ato.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of