Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 32 viktima si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1,612 raste të reja të infektuara me këtë virus. Në shtatë ditët e fundit, Kosova ka regjistruar 11,440 raste të reja dhe 170 viktima.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 32 vdekje si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë regjistruar edhe 1612 raste pozitive.
Rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 13.953 mostrave të dyshimta për Sars COV-2.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 32 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 2.460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471. Në total numri i rasteve aktive është 26.524”.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës.
Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe shtatë spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 1,234 pacientë.
Nga 1,234 pacientët e shtrirë, 1,116 janë të konfirmuar me COVID19, 936 me oksigjeno-terapi dhe 69 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në kuadër të klinikave COVID-19 të QKUK-së, në trajtim janë 435 pacientë, 430 të konfirmuar me COVID-19, 294 me oksigjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 799 pacientë, 682 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 642 me oksigjeno-terapi.
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, njoftoi të mërkurën se 133,234 doza të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit janë hequr nga përdorimi, për shkak të skadimit të afatit.
Vaksinat kanë qenë pjesë e një donacioni nga Norvegjia.
Në shtatë ditët e fundit, Kosova ka regjistruar 11,440 raste të reja dhe 170 viktima.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.