Rënia e fuqisë blerëse zhvlerëson euron; Oferta e “pazakontë” afron euron në nivelin e 135 lekëve

16/02/2017 1:14 PM 0 komente

Këmbimi  i monedhës së përbashkët vijon në një trend rënës, duke u këmbyer sot me 135.34 lekë për një euro.  Sipas ekspertëve, përveç afrimit me datën 20 (që përkon me pagimin e sigurimeve),  rënia është stimuluar dhe prej afrimit të fundjavës, para së cilës individët priren që të tërheqin para, duke qenë se fundjava është pushim për bankat.

Për këto nivele këmbimi, ekspertët thonë se janë çmime normale dhe si arsye të parë listojnë rënien e fuqisë blerëse. Nga tregtarët muaji shkurt njihet në përgjithësi si muaji i vdekur për sa i përket qarkullimit të parasë. Një stimulim i lehtë i euros, sipas ekspertëve, pritet në muajin mars, ku bizneset bëjnë mbylljen e pasqyrave financiare.

Tjetër faktor që ndikon në kursin e këmbimit është dhe deficiti tregtar. Rënia e eksporteve dhe  rritja e importeve, duhet të reflektonin në tregun vendas një monedhë të dobësuar. Për shkak të një oferte të “pazakontë” të monedhës së përbashkët po ndodh e kundërta.

Si arsye të dytë në forcimin e lekut, ata listojnë investimin e TAP-it, i cili ka rritur ofertën e euros në tregun vendas, pasi në bursë edhe sot monedha europiane është vlerësuar përkundrejt dollarit. Çdo pagesë e projektit bëhet në euro.

Monedha e gjelbër, gjithashtu ka njohur zhvlerësim në tregun vendas duke u këmbyer me 127.38 lekë. Kjo sipas ekspertëve ka ardhur si reflektim i tregut të jashtëm.

kk-16-02

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of