Rënia e lirës turke është shoqëruar edhe me një rritje të madhe të numrit të turistëve anglezë në Turqi, sepse kjo do të thotë ulje e çmimeve në mënyrë drastike për ta.
Rezervimet e turistëve anglezë kanë qenë të shumta në hotelin Marmaris dhe në Antalia, ku ata mund të blejnë një birrë kundrejt vlerës prej 1.37 paund (kaq kushtonte birra në Angli në vitet 1990), apo një familje e tërë mund të drekojë për vetëm 35 paund, rreth 50 për qind më pak krahasuar me çmimet e një viti më parë.
Por jo vetëm çmimet e ushqimeve dhe të pijeve kanë pësuar rënie, por të të gjitha produkteve, nga kremrat e plazhit te pajisjet për zhytje, të cilat kanë rënë me rreth 65 për qind më pak krahasuar me një vit më parë.
Anglia ka shënuar fluksin më të lartë të turistëve, por ata padyshim nuk kanë qenë të vetmit. Krahasuar edhe me numrin e turistëve që kanë vizituar Spanjën (ishujt Tenerife dhe Majorka), numri i turistëve anglezë që kanë vizituar Turqinë ka qenë më i lartë.
Thomas Cook, nga një agjenci turistike angelze thotë se numri i rezervimeve për pushime nga Anglia në Truqi është rritur me 63 për qind në krahasim me një vit më parë.