Rënie e lartë në indeksin e aksioneve aziatike

09/03/2020 9:34 AM 0 komente

Aksionet aziatike shënuan rënie në nivele të larta mëngjesin e kësaj të hëne.

Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 4.4 për qind, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej gushtit të 2015.

Indeksi i aksioneve kineze CSI300, ra me 2.9 për qind.

Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 6.2 për qind, duke shkuar në 19,473.07 pikë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej 24 qershorit të 2016.

Indeksi i aksioneve Topix ra me 6.1 për qind, duke shkuar në 1,382.11 pikë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej 11 nëntorit të 2016.

Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 4.07  për ind, në 25,082.42 pikë.

Indeksi i aksioneve të Shangait, ra me 3.01 për qind, duke shkuar në 2,943.29 pikë.

Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 4.19 për qind, duke shkuar në 1,954.77 pikë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of