Reinke i FMN-së: E kemi rekomanduar fort qeverinë të mos e ulë kufirin e TVSH-së, do rrisë informalitetin dhe evazionin

31/10/2017 5:46 PM 1 koment
TEMA TE NGJASHME:

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) është shprehur hapur kundër uljes së pragut të TVSH-së tek bizneset e vogla. Në një prononcim zyrtar për “Monitor”, Përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së, në Shqipëri, Jens Reinke, është shprehur se “Pas vlerësimeve të shumta nga ekspertët tanë të taksave, ne e kemi këshilluar qeverinë fuqimisht kundër uljes së kufirit të TVSH-së nga niveli aktual. Ndërmarrjet e vogla përbëjnë gjysmën e të gjithë bizneseve, por sjellin kanë vetëm 2% të transaksioneve të taksueshme. Zgjerimi i sistemit të TVSH-së do të jetë një barrë shumë e rëndë për burimet e Departamentit të Taksave. Informaliteti dhe evazioni i taksave mund të rritet dhe eficenca e administratës së taksave ka të ngjarë të bjerë. Sipërmarrjet e vogla do të mund të përballen gjithashtu me një barrë të shtuar të kërkesave për raportime”, tha shefi i FMN-së.

Qeveria shqiptare në shtator bëri të ditur planin e saj për të shtrirë TVSH-në te biznesi i vogël. Në fillim u deklarua se kufiri do të bëhej zero nga 5 milionë lekë që është sot, ndërsa ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se kufiri për TVSH-në do të ulet në 2 milionë lekë, teksa në paketën fiskale, që pritet të diskutohet së shpejti në Komisionin e Ekonomisë, përcaktohet se do të jetë autorizimi i Këshillit të Ministrave për të vendosur kufirin e regjistrimit në TVSH. Ahmetaj tha se nga kjo lëvizje do të prekeshin vetëm 9 mijë subjekte dhe përjashtoheshin rreth 60 mijë të tjerë. Vendimi ka ngjallur debat të lartë tek ekspertët lidhur me efektin që do të ketë kjo shtrirje te bizneset e vogla dhe nëse kjo është mënyra më e mirë për të luftuar informalitetin.

Reinke thotë se ata i kanë këshilluar qeverisë që të thjeshtojë sistemin e taksave, përfshirë heqjen e përjashtimeve dhe unifikimin e kufirit (p.sh., ai i zbatuar për TVSH-në, tatimin e korporatave dhe tatimin mbi të ardhurat personale).

Ne nuk shohim asnjë problem me kufirin aktual të TVSH-së. Ndryshimet e vazhdueshme të politikës së taksave duhet të shmangen pasi ato komplikojnë administrimin e taksave dhe mund të bëjnë konfuz taksapaguesit. Si rrjedhojë, ne rekomandojmë që të mbahet kufiri i TVSH-së në nivelet aktuale, ndërkohë që administrata i përqendron përpjekjet tek taksapaguesit e mëdhenj”, thotë Reinke.

(Intervistën e plotë të z.Reinke do ta lexoni në numrin e të hënës së Revistës Monitor në Print).

 

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Alda Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Alda
Guest
Alda

epo ne sduam te paguajme taksa, si tja bejme tani? ne duam taksa sa me te vogla dhe fitime sa me te larta. me kete ritem kemi punuar ne te kaluaren dhe keshtu duam te vazhdoje edhe tani. me perpara ne skemi pas paguar taksa, biles benim sa me shume evazion qe te kishim mundesi. tani qe po na vijne gjithe keto taksa te gjitha pernjeher, na duket sikur na ka rene bomba.