Reshje shiu dhe dëbore, Ja gjendja e akseve kryesore në vend

05/01/2016 11:55 AM 0 komente

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se zonat kryesore në vend janë kryesisht pa probleme, megjithatë nuk mungojnë akset me ngrica, ku dhe drejtuesit e automjeteve të kenë kujdes dhe të respektojnë sinjalsitikën, veçanërisht gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit. Viti i ri erdhi në Shqipëri me reshjet e para të dëborës, si dhe reshje shiu në të gjithë vendin.

Në Rajonin Verior Shkodër :
Në të gjitha qarqet e këtij Rajoni sot ka reshje shiu. Të gjitha akset ku ka prani ngricash janë spërkatur me kripë dhe situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e kontraktorëve dhe specialistëve të Drejtorisë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës se në akset e Pukës, Tropojës dhe Peshkopisë, të bëjnë kujdes, për shkak të ngricave dhe akullit në rrugë.

Në Rajonin Qëndror Tiranë:
Sot në të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht. Mbrëmë ka patur probleme me rreshqitjet në aksin Murrash – Qafë Thanë. Vazhdon puna për pastrimin e këtij aksi në Murrash, pasi shembja ka qenë masive.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër:
Në të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht.
Edhe në akset e Korçës nuk ka probleme për qarkullimin. Të gjithë kontraktoret e akseve janë në gadishmëri dhe po monitorojne situatën, së bashku me specialistët e sektorit të Korçës.
Bashkengjitur tabela për situatën në akset kombëtare, ku janë më të specifikuara pikat e rrezikshme për rënien e materialeve në rrugë.

QARQET:

TIRANE

Aksi Tirane-Krrabë (km29)-Elbasan është i kalueshëm normalisht.
Akset Tiranë-Trau Dajt-Qafe Molle-Bize + Trau Dajt-Antena + Qafe Priske-Shëngjergj janë të qarkullueshme normalisht.
Ne aksin Sauk – TEG – Ibë – Elbasan, në segmentin Rotondo – Sauk – Ibë, gjendja eshte normale dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Megjithatë në gadishmëri janë mjete dhe punetore. Në të gjithë akset e tjerë qarkullimi kryhet normalisht.

DURRËS

Nuk ka probleme në akset e ketij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.

VLORË

Në akset e ketij qarku nuk ka probleme per qarkullimin.
Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos pikat ku ka rënie materialesh. Të behet kujdes ne kalimin e segmenteve ku ka rrezik për rënien e dherave dhe të respektohet sinjalistika e vendosur.

GJIROKASTËR

Ka rreshje shiu në të gjithë qarkun. Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rreshqitje siç jane Shkalla e Zezë dhe Rapi i Kuqarit. Ne keto pika jane te stacionuara fadroma dhe punonjesit per te qene ne gadishmeri per çdo situate qe mund te krijohet. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojne sinjalistikën e vendosur. Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Të bëhet kujdes në kalimin në segmentet rrugore ku ka rrezikshmeri për rënien e gurëve në rrugë.

ELBASAN

Nuk ka rreshje bore, por vazhdon puna për hedhjen e kripes ne zonat ku ka ngrica.
1. Aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, ka si pika me te veshtira:
1. Murrash, km 73-77
2. Dragostunje, km 81-84
3. Pishkash, km 101-103
4. Qafe Thane, km 110-113
Sot situata në këtë aks është normale, por gjatë mbrëmjes së kaluar ka patur probleme me shëmbjet në segmentin Murrash – Qafë Thanë. Në Murrash ka patur një shembje masive. Është punuar dhe po vazhdon të punohet për pastrimin e aksit. Situata e qarkullimit te mjeteve është normale.
2. Aksi Elbasan-Peqin ka si pika më të vështira:
1. Derven, km 60-63
2. Babluc, km 66-67
Në këto momente qarkullimi është normal.
3. Ne Papër, km 57, situata është normale.
4. Aksi Elbasan – Gramsh ka si segmente më të veshtirë:
1. Banjë – Drizë, km 77-89
2. K/Shirgjan – Drizë, km 72-80
Qarkullimi është normal deri në keto momente.
5. Aksi Gramsh – Kodovjat, Bersnik, Mashan, Km 104-109, qarkullimi kryhet normalisht.
Në të gjitha këto pika të rrezikshme ka mjete dhe njerëz në gadishmëri. Është kryer pastrimi i akseve nga gurët dhe materialet e tjera. Të bëhet kujdes ne akset ku ka materiale në rrugë. Te respektohen tabelat e sinjalistikës.

KORÇË

Në të gjithe qarkun ka rreshje shiu dhe temperaturat jane rritur. Kjo ka sjellë përmiresim në qarkullimin e mjeteve.
Aksi Korcë-Dogana Kapshtice, gjendja eshte normalizuar dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Firma kontraktore po mban në monitorim te vazhdueshem situatën.
Aksi Korcë-Voskopoje kalimi është normal. Për momentin po punohet nga km 10 deri në km 19 për zgjerime dhe kriposje.
Aksi K.Boboshticë-Dardhe kalimi bëhet me zinxhira nga km 7 deri në km 14 ku dhe për momentin po punohet për pastrim dhe kriposje.
Gjendja e Akseve të tjera rrugore te Qarkut Korce paraqitet normale dhe eshte duke u punuar per kriposje pjesore.
Të bëhet kujdes në akset ku ka materiale në rrugë. Të respektohet sinjalistika ne vendet ku ka prani të ngricave në rrugë.

FIER

Nuk ka probleme për qarkullimin në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes ne lëvizje, për shkak te fluksit te makinave

BERAT

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve ne akset e këtij qarku. Punohet për pastrimin e akseve, në kuader të kontratave me performancë.

KUKËS

Në të gjithë qarkun, ka patur rreshje shiu dhe në disa vende ka formim ngricash. Të gjitha akset janë në asfalt. Është bërë spërkatja me kripë e të gjitha akseve, në zonat ku ka ngrica. Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij qarku.
1. Ne aksin Krume Qafe- Prush, në një gjatesi prej 80ml, ka nje çedim të trupit të rrugës. Është vendosur sinjalistika përkatëse dhe qarkullimi vazhdon normalisht.
2. Ne aksin B. Curri – Valbone, ne km 13 -17, në vendin e quajtur Prroni i Thate, ka herë pas here rënie gurësh masive që sjellin rrezikshmëri për qarkullimin.
3. Në aksin Fierzë – Lekbibaj , në vendin e quajtur Shkëmbi i Rajës, ka herë pas here shembje dhe rënie gurësh. Janë pastruar nga ish firma kontraktore.
4. Në aksin Domaj – Bushtrice, ne km 27, 29 dhe 31 nga Kukësi, ka çedim të trupit të rrugës 20-70 cm, dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
5. Edhe në akse te tjera ka rënie guresh ne rrugë, të cilat jane pastruar nga ish kontraktoret.
Në të gjitha akset e këtij qarku, qarkullimi kryhet normalisht.
Të bëhet kujdes dhe te respektohet sinjalistika në vendet ku ka probleme në rrugë dhe rënie gurësh e materialesh të tjera.
Gjithashtu të bëhet kujdes në ato segmente ku ka ngrica në rrugë.

DIBËR

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu dhe në disa zona ka formim të ngricave në rrugë, për shkak të temperaturave të ulëta. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka ngrica, sidomos në orët e mbrëmjes dhe në orët e para te mengjesit.
1. Gjatë gjithë aksit Skurraj – Burrel , ka herë pas here rënie gurësh në rrugë, që krijojnë probleme në qarkullim. Inspektoret dhe firmat ish kontraktore punojnë vazhdimisht për pastrimin e tyre. Në vendin e quajtur Baz, ka çedim të trupit të rrugës dhe shembje të murit pritës të rrugëes. Në këto zona duhet të tregohet kujdes nga përdoruesit e rrugës, edhe për shkak të prezences së ngricave në oret e mbrëmjes dhe në oret e para të mëngjesit.
2. Në aksin Burrel – Qafe Bualli, 1.5 km ne dalje te qytetit te Burrelit, ka nje çedim masiv të trupit të rrugës. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin.
3. Ne aksin rrugor Kuben – Vasie, ne km 19.5 nga Peshkopia, ne fshatin Vleshe, ka një çedim te trupit te rrugës. Në këtë aks ka rreshje bore dhe kalimi në këtë aks rekomandohet të bëhet me zinxhirë. Te behet kujdes ne qarkullim ne akset ku ka inerte ne rrugë dhe te respektohet sinjalistika.
Gjithashtu të bëhet kujdes në segmentet ku ka ngrica ne rruge. Në segmentin rruga Kuben – Vasie rekomandohet përdorimi i zinxhireve.

SHKODËR

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu dhe në disa zona ka formim të ngricave në rrugë, për shkak të temperaturave të ulëta. Në akset e Pukës dhe Tropojës ka prezence akulli. Jane marrë masat për kriposjen e akseve, dhe sot nuk ka probleme për qarkullimin. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në keto zona.
1.Në aksin Qafe Laç – Qafe Qele ka zona me rrezik per renien e gurëve, prandaj duhet te behet kujdes ne qarkullimin ne kete aks.
2. Ne aksin Puke – Fushe Arrez, ne vendin e quajtur Kroi i Zojes, ka shembje te murit mbajtes të rrugës dhe çedim te saj. Situata e qarkullimit është normale.
3. Gjate aksit Fushe Arrëz – Qafe Mali – Qafe Shllak, ka herë pas here rënie guresh dhe shembje te skarpatave, por nuk ka probleme per qarkullimin.
4. Ne aksin Vau i Dejes – Koman ka segmente ku ka rrezikshmeri per renie guresh e materialesh ne rruge. Ne kete aks, disa prej urave jane te demtuara, prandaj rekomandohet te behet kujdes ne qarkullim. Të bëhet kujdes në zonat ku ka ngrica ne rruge, për shkak të temperaturave të ulëta të natës. Gjithashtu të bëhet kujdes në zonat ku ka rënie gurësh e materialesh në rrugë.

LEZHE

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu. Të gjitha akset jane kriposur në zonat ku ka formim të ngricave. Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht.
1.Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, në zonat e quajtura :
a. Mashtërkove km 26,
b. Fan km 28.5,
c. Bicak km 34,
ka shembje të dherave dhe bllokime të kanaleve anësore dhe tombinove, dëmtim të pritave mbrojtëse si dhe spostim të shtresës asfaltike nga vija e projektit. Megjithate qarkullimi kryhet normalisht ne kete aks.
2.Në aksin Fushë Milot – Lezhë, ka dëmtim të fugës së diletacionit, në Urën mbi lumin Drin, në km 0.900. Eshte vendosur sinjalistika përkatëse dhe për momentin nuk ka probleme me qarkullimin. Të bëhet kujdes dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of