Më poshtë do të gjeni disa rekomandime restorantesh për Alpes Maritimes, rajoni i Nisës, Kanës, Antibes, Menton, Villefranche, Cap Ferrat, Mougins, St. Paul de Vence, fshatrat e ulëta rreth Tourettes sur Loup etj. Kjo zonë është mjaft e populluar, shumë e ngarkuar dhe këtu mund të gjeni restorante me yje “Michelin” – disa prej të cilëve i kemi përfshirë në listë. Por edhe restorantet pa yje janë të shumtë, dhe ofrojnë çmime dhe cilësi të mrekullueshme.
Antibes Juan-les-Pins
De Bacon, Cap d’Antibes: Një nga restorantet më të mira të ushqimit të detit në Antibes, për të mos thënë në Côte d’Azur. Rrethina shik dhe madhështore me pamje marramendëse. Këtu na pëlqen më shumë se në të famshmin Tetou. Çmimet janë më të arsyeshme dhe cilësia më e mirë. Keni një zgjedhje të gjerë ushqimesh, të cilat përgatiten me shumë fantazi në mënyra të ndryshme, përfshirë të famshmin gatim klasik të rajonit – ‘bouillabaisse’ – një supë peshku super të shijshme! Shërbimi është cilësor dhe ia vlen të vizitohet, megjithëse çmimet janë pak të kripura: € 60-90. 668 Boulevard de Bacon, Cap d’Antibes, Antibes, Tel: +33 (0)4 93 61 50 02
Les Vieux Murs, Antibes: Në brigjet e thikta të Antibes me pamje panoramike të Baie des Anges, ky restorant shërben kuzhinë trendi dhe të sofistikuar Provençale. Mjedis i bukur, me shërbim të zellshëm, sidomos nëse kamerierët janë të motivuar. Çmimet: €29-45. 25, Promenade Amiral de Grasse, Antibes, Tel: +33 (0)04 93 34 06 73
Oscar’s Antibes: Një trattori në zemër të Vieux Antibes. Këtu mund të gjeni kuzhinë italo-provençale, të përgatitur nga eksperti Oscar Ianacone, një shef kuzhine napolitan, i cili jeton në Côte d’Azur. Në muajin qershor mbyllet për rreth dy javë! Thuhet se Oscar në këtë kohë bën pelegrinazhin e tij të zakonshëm te “mama” në Napoli. Çmimet: €30-56. 8 Rue du Docteur Rostand, Antibes. Tel: +33 (0)4 93 34 90 14
Kanë dhe Environs
Le Restaurant Armenien: Ky është ndoshta një nga restorantet më të mira armene këtu rrotull. Lucie dhe Christian ofrojnë ushqim të shijshëm armen në një atmosferë gazmore. Një alternativë perfekte nëse dëshironi pak “djegës” në ushqimin tuaj. Shumë njerëz të famshëm e kanë vizituar. Çmimet: €42. 82 Boulevard de la croisette, Cannes, Tel: +33 (0)4 93 94 00 58
Il Girasole (Chez Franco), Kanë: Njohuritë rreth makaronave të gjenovezit Franco Pilise në Kanë janë legjendare tanimë. Klientët e rregullt vijnë nga vise të largëta për të shijuar gatimin e tij. Gjellë të thjeshta, por shumë të shijshme karakterizojnë këtë restorant. Çmimet janë të arsyeshme: €25. 14 rue de Constantine , Cannes, , Tel: +33 (0)4 93 99 14 17
L’Ardoise, Kanë: Kjo bistro e vogël – pranë Hotel de Ville është një sukses i mirëfilltë! Këtu do të gjeni ushqim të përshtatshëm dhe të “mençur”. Çmimet janë të arsyeshme dhe kushdo që ushqehet këtu del i lumtur nga restoranti. Çmimet: €20-40. 5 Rue Rouguire, Cannes, Tel: +33 (0)4 93 39 09 02
Le Cafe Lenotre, Kanë: E njohur për ëmbëlsirat dhe kekun e famshëm, kjo kafene bashkëkohore ofron gjithashtu sallata dhe gatime mesdhetare për drekë. Me vendndodhje në Rue d’Antibes, kjo është pjesë e zinxhirit të Café Lenôtre (në pronësi të Accor Hotel Group). Shërbimi është shumë i kujdesshëm. Çmimet: €30. 63 Rue d’Antibes, Cannes, Tel: +33 (0)4 97 06 67
Caffé Roma, Kanë: Vendi më i preferuar i njerëzve të famshëm, pikërisht përballë “le bunker”, siç e quajnë vendasit “Palais des Festivals et des Congrès”. Këtu shërbehen specialitete të zgjedhura mesdhetare që shërbehen ose në tarracën e kafenesë ose brenda ambienteve luksoze. Cilësia është super e mirë dhe çmimet janë të arsyeshme, pavarësisht frekuentimit të restorantit nga VIP-at: €15-30. 1, Squre Merimee, Cannes, Tel: +33 (0)4 93 38 05 04
Restaurant Cote Jardin, Kanë: Disa minuta larg Croisette, pas Palais de Justice, në këtë restorant me stil shtëpie fshati, do të gjeni një ambient të mobiluar në mënyrë shumë modeste. Kuzhinë e sofistikuar Provençale, me porcione të mëdha, çmime të mira dhe shërbim cilësor. Çmimet: €23-30. 12, Avenue Saint-Louis, Cannes, Tel: +33 (0)4 93 38 60 28
Gaston et Gastonette, Kanë: Një gjetje e rrallë mes restoranteve të shumtë me pamje nga Porti i Vjetër i Kanës. Gatime jo të komplikuara deti Provençale, përfshirë të famshmin bouillabaise. Çmimet: €30-55. 6 Quai St. Pierre, Cannes, Tel: +33 (0)4 93 39 49 44
Jilali B., Theoule sur Mer, Ish-Auberge du Père Pascal tani është blerë nga shefi i ri i kuzhinës Jilali Berrekama, i cili ofron kuzhinë elegante mesdhetare, me një çmim dhe cilësi të shkëlqyer. Mjedis i mrekullueshëm, ku mund të uleni në verandë, të shijoni ushqimin, si dhe pamjen e Mesdheut të bukur blu. Gjithçka shërbehet nga një personel shumë miqësor. Çmimet: €28-49. 16 Avenue du Trayas, Theoule sur Mer. Tel: +33 (0)4 93 75 19 03
Nis
Le 20 sur VIn: Një bar vere dhe bistro me ekspertë, me verë dhe ushqim të shkëlqyer. Dekori është modest, çmimi dhe shërbimi janë të përballueshëm: €15-45. 18 bis Rue Biscarra, Nis, Tel: +33 (0)4 93 92 93 20
Le 22 de Septembre, Nis: Një vend modest në Vieux Nice, emëruar sipas një kënge të famshme të George Brassens. Ky restorant familjar ofron gjellë nga Normandia dhe Provence. Zakonisht frekuentohet nga vendas, dhe ka çmime të arsyeshme – gjithmonë duhet të rezervoni paraprakisht nëse dëshironi të darkoni këtu. Çmimet: €14-20. 3 Rue Centrale, Nis: Tel: +33 (0)4 93 80 87 90
Amada, Nis: Një restorant japonez me dekor “Zen” – një fitues i vërtetë çmimi dhe cilësie! Specialet e drekës “Bento” që kushtojnë, ndryshojnë çdo ditë. Për darkë ofrohen gjithashtu ëmbëlsira japoneze me shije dhe aroma të ndryshme. Çmimet: €12-28. 17 Rue Tonduti de l’Escarne, Nis: Tel: +33 (0)4 93 62 00 81
Bistro d’Antoine, Nis: Restorant i preferuar për këdo – Ushqim tradicional Niçez me çmime të arsyeshme. Kjo bistro në Vieux Nice me verandë jashtë dhe ambient të këndshëm brenda është popullore për një arsye – çmimet €15-30. 27 Rue de la Prefecture, Nis,Tel: +33 (0)4 93 85 29 57
La Cantine de Lulu, Nis: Lucien Brych është me origjinë çeke, një shef kuzhine, i cili ofron gatime të mrekullueshme shtëpie të përgatitura me shumë pasion. Specialitetet e Nisës janë të preferuarat e shefit. Një vend popullor ku nuk do shpenzoni shumë. Çmimet: €25. 26 Rure Alberti, Nis,Tel: +33 (0)4 93 62 15 33
CôtéSud, Nis (Cimiez): Një vend i lagjes që ofron gjellë të shijshme Provençale me çmime të arsyeshme. Dekor modern brenda dhe jashtë një verandë ku lëshojnë hije pemët. Klientët e rregullt përshëndeten sipas emrave të tyre. Cimiez, një lagje e klasit të lartë dhe vizitorët rekomandohen ta vizitojnë (Muzeu Matisse, Muzeu Chagall, Manastiri Cimiez dhe amfiteatri romak). Çmimet: €25. 2, Rue du Professeur Maurice Sureau, Nis. Tel: +33 (0)4 93 01 36 40
La MAison de Marie: Pak i vështirë për t’u gjendur në rrugën elegante Rue Masséna. Kaloni përmes një verande dhe do të gjeni restorantin në një oborr të mbuluar me hardhi rrushi. Gjellë të shijshme Niçeze dhe atmosferë e këndshme, megjithëse shërbimi mund të jetë i çrregullt ndonjëherë. Çmimet: €18-45. 5 RUe MAssena, Nis, Tel: +33 (0)4 93 82 15 93
Oliviera, Nis: Një restorant dhe gjithashtu një dyqan ku shitet vaji i ullirit. Nadim la punën si financier dhe ndoqi pasionin e tij: ullinjtë dhe vajin e ullirit. Këtu mund të shijoni disa lloje të vajit të ullirit. Këshilla e tij: Mos blini kurrë vaj ulliri me shishe të zbukuruara! Restoranti shërben ushqime të mira, të lehta dhe të përgatitura me kujdes! Çmimet: €25-30. 8 bis Rue du Collet, Nis, Tel: +33 (0)4 93 13 06 45
Sapore, Nis: Dizajn bashkëkohor dhe i këndshëm dhe një atmosferë unike – version shik Niçean i restoranteve spanjolle të tipit “tapas”. Një meny prej 8 pjatash të dyta ku janë përzier në mënyrë perfekte shijet dhe aromat franceze dhe spanjolle të krijuara nga Anthony Riou, ish-shef kuzhine i Hotel Restaurant Negresco, i cili pëlqen së tepërmi përzierjen e shijeve dhe ngjyrave. Menyja ndryshon vazhdimisht. Këtu do përjetoni një atmosferë të qetë mbrëmjeje. Hapet vonë (ora 20.00). Duhet të bëni rezervime paraprake dhe mund të paguani vetëm me para në dorë. Çmimet: €28. 19 Rue Bonaparte, Nis,19 Rue Bonaparte, Nis. Tel: +33 (0)4 92 04 22 09
Sur La Pouce, Nis: Versioni Niçean i restorantit Fast Food. Provoni të preferuarat Provençale, si perime të mbushura, sardele dhe beignettes, të gjitha të gatuara në çast, në Vieux Nice – Çmimet: €15-20. 2 Rue St. Froancois, Nice, Tel: +33 04 93 13 98 23
L’Univers: Fokusi i Christian Plumail te cilësia është i përkryer, siç janë edhe aftësitë e tij kulinare dhe mjeshtëria në kuzhinë. Kuzhina jugore me bravura dhe shërbim të kujdesshëm. Padyshim një nga vendet më të mira në Nis. Çmimet: €22-70. 54 Boulevard Jean Jaures, Nis, Tel: +33 (0)4 93 62 32 32
Les Vivrers, Nisofron ushqimin më të mirë të detit në qytet, harmoni në aromë dhe shije, shërbim i zellshëm, eficent dhe joformal. Një pjesë e restorantit ofron një atmosferë elegante ndërsa bistro me mobilie të errëta dhe meny të shkruar në dërrasë të zezë, ofron një mjedis me dekor të shekullit 19. Çmimet: €60-90 (restorant), €20-35 (bistro). 22, Rue Alphonse Karr, Nis, Tel: +33 (0)4 93 16 00 48
La Voglia, Nis: Restorant modern italian me një ambient bari të këndshëm në Rue St. François de Paule, rruga në vazhdim të Cours Saleya pranë Vieux Nice. Picat e mrekullueshme dhe ushqimet klasike dhe moderne italiane shërbehen me porcione të bollshme. Çmime të mira, shërbim miqësor, atmosferë tipike italiane. Shumë popullor, nuk funksionon me sistem rezervimi, megjithëse tavolinat janë gjithmonë të mbushura plot. Çmimet: €30-55. 2 Rue St.Francois de Paule, Nis, Tel: +33 (0)4 93 80 99 16
Rajoni i St. Tropez
Një vend i vështirë për të gjetur restorante me çmime të arsyeshme. Megjithatë, po e provojmë!
La Petite Fontaine, Collobrières Një restorant fshati, një gur i çmuar në Massive des Maures, 36 kilometra në perëndim të St.Tropez. Nicole Fontana dhe Etienne Bouquet ofrojnë kuzhinë vendase, modeste dhe me cilësi të shkëlqyer. Personeli është shumë mikpritës, por duhet të rezervoni paraprakisht. Çmimet: €30-55. 6 Place Republique, 83610 Collobrires.Tel: +33 (0)4 94 48 00 12.
Bistrot Canaille, St.Tropez është një vend i mirë për sallata dhe gjellë të lehta. Dekor trendi, shërbim cilësor. Çmimet: rreth €25.14 RUE des Remparts, 83990 Saint Tropez Tel: +33 (0)4 94 97 40 96
Petrus, St. Tropez është një gjetje e rrallë në qytetin e kushtueshëm të St.Tropez. I vogël por i rehatshëm me karrige jashtë gjatë verës. Restoranti u bë shumë popullor që me hapjen e tij në maj të 2010-s. Çmimet: rreth €45. 13 Quai de l’Epi, Saint Tropez. Tel: +33 (0)4 94 43 12 94.
Villefranche sur Mer
Colin Coquillage Poissonnerie, Villefranche sur Mer: Një tregtar peshku i kthyer në pronar restoranti, të cilin e hapin vetëm darkave të enjten, të premten dhe të shtunën. Këtu nuk shërbehet dreka – George dhe Karine duhet të kujdesen për dyqanin e tyre të peshkut. Në këtë vend do të gjeni një bouillabaisse fantastike. Duhet të rezervoni patjetër që të darkoni këtu. Çmimet: €30.90 Croniche Andre de joly, Col de Villefranche, Villefranche sur Mer, Tel: +33 (0)4 93 01 96 10.
Le Cosmo, Villefranche sur Mer Një restorant i mirënjohur me verandë të madhe, e cila shikon nga bregu i detit. Këtu ofrohet kuzhinë e shijshme e stilit ‘brasserie’. Gjithashtu ky vend është i famshëm për pijet dhe akulloret shumë kreative. Çmimet: rreth €30. 11 Place Amelie Pollonais, 06230 Villefranche sur Mer, el: +33 (0)4 93 01 84 05.
La Grignotiere, Villefranche sur Mer Një nga ato gjetjet e rralla në një vend ikonik si Villefranche sur Mer, ky është një restorant familjar, i cili ka qenë këtu prej shumë vitesh. Nuk konkurron me tempujt e shumtë kulinarë në rajon, por ofron ushqim të mirë, çmime të arsyeshme dhe shërbim të shkëlqyer. Për këto arsye është gjithmonë i mbushur plot. Çmimet: rreth €16. 3 Rue du Poliu, 06230 Villefranche sur Mer, Tel: +33 (0)4 93 76 79 83.