Sektori privat i energjisë po ecën me hapa të shpejtë. Të 93 HEC-et e vogla koncesionare që u përfshinë në prodhim vitin që shkoi zgjeruan të ardhurat me 44%. Ndryshe nga kompania publike (KESH), kur prodhimi shënoi rënie me 32% më 2014, tregu privat i prodhimit të energjisë u zgjerua me 22%. Sfidat nga ndryshimi i çmimeve dhe tregu sipas kompanive
Nga Blerina Hoxha
Zhvillimi i tregut të energjisë elektrike nëpërmjet aktivizimit të burimeve të reja të prodhimit nga HEC-et private me koncesion ka qenë një politikë mjaft e debatueshme që në nisje, më shumë për efektin në mjedis se sa për kontributin në ekonomi. Por, tani, pas katër vitesh kur qindra HEC-e u përfshinë në ndërtim, 93 prej tyre rezultojnë prodhues të energjisë më 2014, duke marrë një vlerë tregu prej 43 milionë eurosh, me një rritje vjetore 44% dhe duke siguruar të ardhura 102% në krahasim me vitin 2012 kur ata nisën të prodhojnë.
Kjo rritje e HEC-eve të vogla erdhi në një vit të vështirë klimatik, kur konsumi i energjisë elektrike shënoi një ulje me 0,8% krahasuar me vitin 2013.
Ndryshe nga kompania publike (KESH), ku prodhimi shënoi rënie me 32% më 2014, tregu privat i prodhimit të energjisë u zgjerua me 22%, për shkak të hyrjes në punë edhe të 13 HEC-eve të tjera, duke e çuar numrin e tyre në 93 në total në fund të vitit 2014 nga 80 që ishin vitin paraardhës.
Tregu privat i energjisë elektrike po njeh rritje të shpejtë në këto tre vitet e fundit, pavarësisht perspektivës dhe ndryshimit të klimës së biznesit që është krijuar vitin e fundit, kur qeveria ka ulur me 20% çmimin e rregulluar tëshitjes për këto aktivitete.
Prodhimi, publikët me rënie, privatët me rritje
Sasia e energjisë e prodhuar në vend gjatë vitit 2014 pësoi rënie 31%duke arritur në 4.726 GWh nga 6.959 GWh e prodhuar gjatë 2013, duke rezultuar me rënie prej 32,1%, sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE).
Ndërsa të 93 HEC-et private me koncesion që kanë pasur kontrate shitje me KESH, kanë një fuqi të përgjithshme të instaluar prej rreth 294.28 MW, me një rritje 12% në krahasim me një vit më parë. Si rrjedhojë, kontributi i prodhuesve privatë të energjisë vitin që shkoi zuri 19% të totalit të përgjithshëm nga 11% në vitin 2013.Në këtë grupim prodhuesish përfshihet edhe HEC Ashta, i cili ka gjatë 2014 rreth 201 GWh.
Ndërsa katër HEC-et, Ulëz, Shkopet, Bistrica1 dhe Bistrica 2 që nuk kanë pasur kontratë me KESH, kanë një fuqi të instaluar prej 76 MW dhe kanë prodhuar rreth 366.5 GWh.
Prodhimi i energjisë që nga 2007-a ka arritur maksimuminnë 2010 ku,përveç rritjes së kapaciteteve të instaluara, në një masë të madhe prodhimi u ndikua nga kushtet shumë të favorshme hidrike, vihen re tempet e larta të rritjes së prodhimit nga HEC-et e dhënë me koncesion, veçanërisht gjatë periudhës 2008-2013.
Një rritje e konsiderueshme u vërejt gjatë vitit 2013, kur prodhimi nga këto HEC-e ishte 2.5 herë më i madh në krahasim me vitin e mëparshëm. Kontribut të rëndësishëm në këtë rritje të prodhimit ka HEC Ashta, i cili gjatë vitit 2013 prodhoi 211 GWh ose 28% të totalit të prodhimit nga këto HEC-e.
Por, siç raporton Enti Rregullator i Energjisë, klima e biznesit në HEC-et e vogla është përkeqësuar ndjeshëm në vitin 2014, për shkak të borxheve që krijoi Korporata Elektroenergjetike, KESH, në mosshlyerjen e detyrimeve për energjinë e shitur.
Detyrimi i KESH ndaj prodhuesve privatë në vitin 2012 arriti mbi 2.5 miliardë lekë, në vitin 2013 në 6.6 miliardë lekë dhe në fund të vitit 2014, ata arritën rreth 8.1 miliardë lekë. Qeveria i klasifikoi detyrime të prapambetura dhe i klasifikoi për shlyerjen në fondin e këtij viti të krijuar në buxhetin e shtetit për këtë qëllim. Edhe në rekomandimin eFondit Monetar Ndërkombëtar është marrë angazhimi që detyrimet ndaj prodhuesve të vegjël të shlyhen deri në fund të këtij muaji.
Tregu me rritje, kompanitë me rënie
Tregu privat i energjisë u zgjerua me mbi 20% vitin që shkoi, kryesisht për shkak të rritjes së numrit të operatorëve me 16%, ndërsa kompani të veçanta të tregut, sidomos operatorët e mëdhenj, kanë pësuar ulje. Vetë kompanitë bëjnë me dije se aktiviteti i tyre është i varur tërësisht nga kushtet klimatike, ndaj dhe prodhimidhe fitimet për shumicën e tyre ka pësuar rënie në vitin 2014 për shkak se reshjet kanë qenë më të pakta.
Duke qenë se tregu është shtuar me operatorë të rinj dhe disa prej tyre kanë rritur kapacitetet e prodhimit, ka pësuar një konfigurim të rigjatë vitit 2014.
Erdat Lura, prodhuesi më i madh nga koncesionarët e vegjëlmë 2014, pësoi rënie të prodhimit me 22%në 2014 e për rrjedhojë, edhe më pak të ardhura. Kështu që vendin e tij gjatë vitit që shkoi e zuri Euron Energy Group sh.p.k., i cili shënoi rritje të prodhimit me 245% krahasuar me 2013.
Rënie pësoi edhe Albanian Green Energy me 5%, Gjoka s.p.a. me 3%. Rënia shihet të jetë e qartë në kompanitë që kanë pasur të njëjtat kapacitete prodhimi si në vitin 2013 si në 2014, por që përshkak të reshjeve të pakta kanëprodhuar më pak. Në një kohë që disa kompani të tjera kanë rritur ndjeshëm prodhimin në vitin 2014, për shkak se kanë nisur punë vonë në 2013 dhe gjithashtu kanë rritur kapacitetin e prodhimit gjatë 2014-s.
Nga 7 bizneset më të mëdha të HEC-eve të vogla, HEC Tervoli, Albanian Green Energy dhe Gjoka s.p.a kanë shënuar rënie gjatë vitit që shkoi ndërsa Energy Plus, Euron Energy dhe Balkan Energi patën një prodhim më të lartë respektivisht 149%, 245% dhe 3% më shumë se në 2013.
“Shpërthen” tregu i energjisë
Tani kur në funksion janë në prodhim 93 HEC private, tregu po rritet me shpejtësi. Enti Rregullator i Energjisë (ERE) bën me dije se gjatë vitit 2014 janë paraqitur 64 aplikime të ndryshme në aktivitetet e sektorit të energjisë elektrike nga 57 që ishin gjatë vitit 2013.
Për 42 aplikime për licencim, Bordi i Komisionerëve ka vendosur licencimin e tyre, ndërsa 22 aplikime të tjera janë në proces dhe do të finalizohen gjatë vitit 2015 në përputhje me afatet dhe procedurat e ERE-s.
Janë licencuar për aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike 8 shoqëri private për prodhimin e energjisë elektrike nga 15 impiante hidro (HEC-e) me një fuqi totale të instaluar 23,585 MW dhe një impiant fotovoltaik me fuqi të instaluar 1 MW.Nga këto impiante 5 prej tyre janë me kapacitet deri në 1MW dhe11 prej janë me kapacitet 1-5 MW. Tre subjekte të tjerë janë finalizuar gjatë dy muajve të funditpër prodhimin e energjisë elektrike nga 7 impiante hidrike (HEC), me fuqi të instaluar 132.99 MW, Fatlum, për HEC- Perollaj, me fuqi 0.5 MW, Dragobia Energy sh.p.k, për HEC–et Ceremi me fuqi 8.6 MW dhe HEC Dragobia me fuqi 13.4 MW dhe Ayen As energji sh.a., për HEC Gojan 12.25 MW, Gjegjan 6.5 MW, Peshqesh 27.94 MW e Fangu 63.8 MW.
Gjatë vitit2015, licencimet nga ERE po vijojnë me ritme të mëdha, kryesisht për biznese në fushën e tregtimit të energjisë. Duke qenë se në fund të këtij viti nis liberalizimi i tregut të energjisë ku konsumatorët në rrjetin 35 kilovolt dalin të pavarur në treg, është shtuar interesi për biznese të reja në sektorin e tregtimit të energjisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.