Rezultatet e dobëta të arkëtimeve buxhetore mbajnë në presion rimbursimin e TVSH-së

25/07/2018 11:01 PM 0 komente

Ritmet e ulta të grumbulimit te të ardhurave nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar po ushtrojnë presion në rimbursimin e TVSH-së. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, gjatë periudhës 5-mujore janar-maj 2018 janë rimbursuar 5,4 miliardë lekë TVSH, me një rritje 11 për qind në krahasim me një vit më parë.

Kjo shumë nuk pasqyron shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga moshlyerja në kohë e rimbursimeve përgjatë viteve të kaluara. Fondi Monetar Ndërkombëtar me hetë këtë vit lajmëroi se detyrimet e qeverisë qendrore janë rritur dukshëm gjatë vitit të kaluar, ku 11 miliardë lekë janë detyrime të mosrimbursimit në kohë të TVSH, kryesisht për tre subjekte të mëdha, gazsjellësi TAP, Devolli Hydropower dhe Bankes Petroleum.

Nëse Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të shlyente faturat e prapambetura, fatura e shlyerjve duhet të ishte më e lartë, por burimet nga institucioni taksambledhës bënë me dije se së është bërë një marrëveshje ndërmjet tatimeve dhe kompanive për shlyerje të borxhit më këste.

Detyrimet e larta për rimburësimin e TVSH-se u krijuan nga investimet në projektet e mëdha, kryeisht në gazësjellësin TAP dhe invcestimet në HEC-et mbi lumin Devoll.

Mirëpo rendimenti i ulët fiskal i qeverisë vë në dyshim aftësinë për shlyerjen në kohë sipas marrëeshjes me kompanitë të këtyre detyrimeve. Praktikisht këto detyrime rëndojnë borxhin e përgjithshëm publik të vendit, pasi në të ardhmen autoritetet e financave do të detyrohen të bëjnë më pak shpenzime në sektorë prioritarë, si arsimi, shendetësia dhe infrastruktura.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kontabilizuar një shume prej 26 miliardë lekë (205 mln euro) detyrime të prapambetura që janë akumuluar deri në fund të vitit 2017.

Nga ana tjetër dobësitë e mëdha në grumbullimin e të ardhurave kanë nisur të shfaqen edhe pse ekonomia po rritet me ritme me të larta të dekadës. Sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Financave totali i të ardhurave buxhetore shënoi rritje faktike me vetëm 2.2 për qind gjatë 5-mujorit (me bazë vjetore), një ritëm shumë më i dobët krahasuar me vitet e tjera dhe më i ulëti që nga viti 2013, i cili nuk ishte i zakonte për nga zhvillimet pasi ndodhi rrotacioni politik.

Kjo ecuri nuk garanton se qeveria do të shlyejë detyrimet e krijuara në vitet në vijim përpos frikës se do të krijohen më tej detyrime të reja.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of