Facebook-u ka prezantuar së fundmi brandimin e ri për kompaninë e tij, brandim ky që përbëhet i gjithi nga gërma kapitale, të cilat ndryshojnë ngjyrë në varësi të shërbimit të ofruar.
Facebook-u do ta përdorë këtë brandim në shërbimet që ka në zotërim, p.sh në shpërndarjen (sharing) e imazheve në Instagram dhe në WhatsApp. Ai do të vazhdojë të përdorë shkronjat e vogla, blu, sa i takon aplikacionit të tij në rrjetet sociale, i cili u krijua rreth 15 vite më parë.
“Ky brandim i ri u krijua duke përdorur tipografinë dhe gërmat kapitale me ngjyrë të personalizuar (sipas shërbimit) për të dalluar lëhtësisht brandin e kompanisë nga ai i aplikacionit”, deklaruan zëdhënës të kësaj kompanie.
Ky brandim i ri u projektua dhe u zhvillua në studion e dizajnit të Dalton Maag, i cili ridizenjoi edhe brandin e përdorur në platformat e Airbnb.
Në këtë ribrandim, shkrimi i Facebook do të jetë i gjithi me gërma kapitale, më i rrumbullakosur dhe ngjyra e tij do të përputhet më se miri me brandin e shërbimit ku do të shfaqet. Për shembull, në WhatsApp, Facebook-u do të ketë ngjyra që përputhen me brandin jeshil të këtij aplikacioni, ndërsa në Instagram ai do të ketë një ndërthurje ngjyrash ndërmjet të verdhës, rozës dhe lejlasë.
“Në vend që kompania jonë të kishte brandin e saj në një ngjyrë të vetme, ne e projektuam këtë ribrandim në mënyrë të tillë që ai të ndryshojë sipas konteksit ky përdoret. Ky sistem do të bëjë të mundur që brandi ynë i ri të marrë ngjyrën e brandeve tona të tjera”, pohuan më tej zëdhënësit e kësaj kompanie.
Tipologjia e re e fontit të përdorur në këtë ribrandim, i krijon atij mundësinë që të përshatet lehtësisht në sipërfaqe të ndryshme, qoftë në ato të mëdha, qoftë në ato të vogla.
Së fundmi, Facebook e ka ndryshuar edhe dizajnin e uebsaitit të tij, duke e shndërruar atë në një dizajn modern dhe me ngjyrë tërësisht të bardhë, që ka për qëllim të vendosë në plan të parë sigurinë dhe privatësinë e përdoruesve të tij.
Ky ridizenjim vjen menjëherë pas kritikave që mori Facebook në vitin 2018 në lidhje me shpërdorimin e të dhënave të përdoruesve dhe me mos ruajtjen e privatësisë së të dhënave të tyre, kur u zbulua se Cambridge Analytica kishte marrë miliona të dhëna personale nga Facebook, pa miratimin e vetë përdoruesve.