Shqipëria u kthye në një destinacion turistik për Europën veriore, që nxiti vendosjen e fluturimeve direkte mes tyre dhe Tiranës. Por, vitin e kaluar, me shpërthimin e pandemisë, fluturimet e u ndërprenë.
Për vajtje në ditën e parë të fluturimeve në 3 korrik, bileta kushton 162 euro, me versionin ekonomik. Për kthim në datën 10 korrik, ka të disponueshme vetëm bileta flex, me çmim 525 euro.
Në 21 gusht, nga Tirana në Oslo kushton 241 euro, ndërsa kthimi një javë më pas 52 euro. Ndërsa në shtator, një biletë vajtje ardhje kushton 130 euro.
Oslo, kryeqyteti i Norvegjisë, i vendosur në bregdetin jugor të vendit në krye të Oslofjord, është i njohur për hapësirat e gjelbërta dhe muzetë. Shumë prej tyre ndodhen në Gadishullin Bygdøy, duke përfshirë Muzeun Detar Norvegjez në bregun e detit dhe Muzeun e Anijeve Viking, që datojnë nga shekulli i 9-të.
Më herët Wizz Air nisi fluturimet drejt Suedisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.