Grekët u vunë në radhë jashtë bankave të hënën teksa ato u rihapën tre javë pas mbylljes për të ndaluar kolapsin e sistemit, e para shenjë që sinjalizon rikthim në normalitet pas marrëveshjes për të nisur bisedimet mbi reformat e një pakete të re shpëtimi.
Megjithatë do të vijojnë kufizimet në tërheqje dhe pagesat dhe transfertat bankare jashtë vendit ende nuk do të jene të mundura- një situatë për të cilën Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të dielën se ishte ‘jo një jetë normale ‘dhe garantoi negociata të menjëhershme mbi një plan të ri shpëtimi, që pritet të jetë me vlerë deri në 86 mld euro.
Tregu i aksioneve do të mbetet i mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm. Rritja e tatimit mbi vlerën e shtuar dakorduar sipas kushteve të shpëtimit ka hyrë gjithashtu në fuqi me TVSH-në për ushqimin dhe transportin publik duke kërcyer në 23 për qind nga 13 për qind.
Mbylljet bankare përfaqësuan shenjat më të dukshme të krizës që e coi Greqinë në prag të largimit nga euro në fillim të këtij muaji, duke minuar potencialisht themelet e monedhës së përbashkët evropiane.
Rihapja e tyre pasoi pranimin e Tsipras për një pakete të ashpër të kërkesave të shpëtimit nga partnerët europianë, por revolta e partisë ka kërcënuar stabilitetin e qeverisë dhe zyrtarët e qeverisë së tij kanë thënë se mund të mbahen zgjedhje të reja që në shtator ose tetor.
‘Gjërat janë më mirë se javët e fundit. Falë Zotit nuk përfunduam tek dhrahmia! ‘ tha pensionisti 62-vjeçar Maria Papadopulu. ‘Unë kam ardhur për të paguar faturat dhe taksat e mia sot. Javën e kaluar nuk munda dhe e gjithë kjo është shumë e lodhshme për njerëzit e vjetër si unë ‘.
Kufizimet në tërheqjen e kesh-it janë bërë pak më fleksibël, me një limit javor prej 420 euro në vend të limit të përditshëm prej 60 euro më parë.
‘Kontrollet e kapitalit dhe kufizimet në tërheqje do të vijojnë, por ne po hyjmë në një fazë të re për të cilën të gjithë shpresojmë se do të jetë një fazë normaliteti,’ tha Louka Katseli, kreu i shoqatës bankare greke.
Grekët do të jetë në gjendje të depozitojë ceqe po jo kesh, të paguajnë faturat si dhe të kenë qasje në kasafortat e sigurisë dhe të tërheqin para pa kartë të ATM-së.
Bankierët deklaruan a se mund të shfaqen trazira të vogla pas tre-javësh ndërprerje të shërbimeve, por ata presin që shërbimet ti rikthehen gjerësisht normalitetit.
‘Unë nuk pres probleme të mëdha, rrjeti ynë dhe rrjeti i konkurrentëve tanë janë të gatshëm ti shërbejnë klientëve tanë,’ tha një zyrtar i lartë në Piraeus Bank, një nga katër huadhënësit më të mëdhenj. ‘Ka të ngjarë të formohen radhë për shkak se shumë njerëz do të duan të tërheqin para nga kutitë e depozitave të tyrë,’ tha zyrtari.
Pasi autoritetet evropiane ranë dakord javën e kaluar për të ofruar ndihmë në fonde emergjente, Athina pritet të shlyejë të hëhën pagesën prej 4.2 mld euro (2.9 mld paund), përfshirë pagesat e interesit, ndaj Bankës Qëndrore Evropiane.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.