Rihapen restorantet dhe muzetë në Itali, vendi lehtëson masat kufizuese

02/02/2021 12:57 PM 0 komente

Ndërsa shumë vende evropiane kanë filluar të ashpërsojnë masat kufizuese kundër koronavirusit, Italia ka filluar ti lehtësojë ato, duke lejuar rihapjen e bareve e restoranteve dhe muzeve gjatë ditës si edhe liri më të madhe për të udhëtuar.

Disa rajone, përfshirë Romën dhe Venecian, kanë kaluar nga portokalli në zona të verdha “me rrezik më të ulët”.

Sidoqoftë, lehtësimi i kufizimeve nuk u ka pëlqyer shumë pronarëve të bizneseve.

“Kjo është një rihapje e rremë. Njerëzit nuk janë përsëri në zyrë dhe për ne është si të jesh i mbyllur. Ne vendosëm të hapeshim për të dërguar një mesazh për të thënë se ne jemi gjallë, por ne kemi humbur shpresën tonë, nuk ka njerëz dhe nuk ka të ardhura. Ne aktualisht po humbasim para”, tha një menaxher restoranti në Romë për Euronews.

Relaksimi i rregullave erdhi menjëherë pas paralajmërimit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe ekspertë të tjerë se është shumë shpejtë.

Italia ka regjistruar më shumë se dy milion të infektuar dhe rreth 88,500 vdekje nga COVID-19. Vendi ka qenë një nga më të goditurit nga pandemia në Europë dhe botë. Vijon të mbetet në fuqi shtetrrethimi mbarëkombëtar nga ora 10 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of