Ekonomia e Eurozonës u tkurr në tremujorin e parë të 2021 ndërsa vendet zbatuan bllokime dhe kufizime të reja mes një vale të tretë të infektimeve të koronavirusit.
Produkti i Brendshëm Bruto në rajon ra me 0.6% në tremujor, sipas të dhënave paraprake të lëshuara nga zyra e statistikave të Europës, Eurostatit, duke shënuar kështu tremujorin e dytë rrjesht të tkurrjeve, që do të thotë se rajoni është në një recesion teknik, megjithëse ekonomistët janë optimistë për rritjen që pritet se do të vijë.
Shumica e ekonomive më të mëdha të rajonit, Gjermania, Italia dhe Spanja, panë një rënie të aktivitetit gjatë tre muajve të parë të vitit. Rënia më e fortë e aktivitetit ndodhi në Portugali, e cila është përballur me një valë të rasteve të reja Covid, gjë kjo që çoi në një bllokim të dytë të vendit.
Franca përbën përjashtim
Franca ishte një përjashtim, me ekonominë e dytë më të madhe të Eurozonës, që shënoi rritje më të mirë se sa pritej në tremujorin e pare, me 0.4%. Megjithëse ekonomia franceze mbetet nën nivelet e saj para-Covid, të dhënat e rritjes do të shoqërohen me disa siguri gjatë tremujorit të dytë.
Shpenzimet e konsumit të Francës gjithashtu u rirtën me 0.3% në tremujorin e parë, pavarësisht rivendosjes së disa kufizimeve të Covid. Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi në fillim të kësaj jave një lehtësim të masave, duke lejuar kafenetë, baret dhe restorantet të ofrojnë shërbim në ambiente të jashtme duke filluar nga 19 maji, gjë kjo e cila mund të ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike.
Kontraktimet diku tjetër
Megjithatë, në Gjermani, ekonomia u tkurr me 1.7% gjatë së njëjtës periudhë. Ajo është më keq sesa rënia prej 1.5% që prisnin analistët e anketuar nga Reuters. Kombi është goditur rëndë nga një valë e tretë e infeksioneve Covid, dhe qasje të ndryshme midis rajoneve të tij e kanë ndërlikuar dhe komplikuar më tej luftën kundër pandemisë.
Në Itali, numrat e fundit të PBB-së treguan një tkurrje prej 0.4% për tremujorin, pak më mirë se pritshmëritë. Ekonomia spanjolle gjithashtu u tkurr gjatë së njëjtës periudhë, me 0.5%, ndërsa aktiviteti ekonomik i Portugalisë u tkurr me 3.3%. Megjithatë, ekonomistët kanë besim se 2021 do të jetë ndryshme për Eurozonën.
“Konfirmimi se ekonomia e Eurozonës u tkurr përsëri në TM1 (tremujori i parë) do të thotë se rajoni pësoi një recesion të dytë teknik në pak më shumë se një vit”, cituan analistët e Capital Economics.
“Lajmi i mirë, megjithatë, është se gjërat pritet të përmirësohen drejt fundit të TM2, pasi programi i vaksinimit do t’i lejojë qeveritë të heqin kufizimet, duke shpresuar se kjo do të jetë për herë të fundit’, vazhduan ata më tej.
Stimulimi dhe vaksinat
Vendet në rajon do të fillojnë të marrin fonde për mbështetje ndaj Covid-19 në të gjithë BE-n, në gjysmën e dytë të vitit. Disa kombe kanë paraqitur tashmë planet e tyre se si ata synojnë të përdorin fondet për analiza nga Komisioni Europian.
“Është e rëndësishme që planet janë në përputhje me synimet tona”, tha shefi i tregtisë i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis, për CNBC. Institucioni me qendër në Bruksel u kërkoi kombeve të shpenzojnë të paktën 37% të stimulit në politikat klimatike dhe 20% në transformimin dixhital.
“Financimi do të jetë i disponueshëm për vendet anëtare sapo të përfundojnë disa pika të caktuara dhe synime”, shtoi ai. Për më tepër, fushata e vaksinimit është përshpejtuar ndjeshëm që nga fillimi i vitit 2021, e cila gjithashtu po shton pritshmëritë e rritjes për rajonin.
Bashkimi Europian pret që të ketë 70% të popullsisë së rritur të vaksinuar këtë verë, dhe vendet e varura nga turizmi shpresojnë që një numër më i madh i njerëzve të vaksinuar do t’i lejojë ata të kenë një sezon veror më të suksesshëm këtë vit.
Firma farmaceutike, e cila ka zhvilluar një vaksinë Covid, nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e BE-së për dorëzimet e vaksinave.
Rajoni priste 120 milionë doza në tremujorin e parë, por vetëm rreth 30 milionë u dorëzuan. Për tremujorin e dytë, BE-ja po pret 180 milionë doza por AstraZeneca tashmë ka thënë se mund të dorëzojë vetëm rreth 70 milion.
Komisioni paraqiti veprim ligjor kundër gjigandit të farmaceutik dhe një gjykatë e Brukselit tashmë ka filluar shqyrtimin e çështjes, e cila mund të përfundojë në fillim të qershorit.