Turizmi është kthyer në një sektor të preferuar dhe ndonëse Covid-19 e ka frenuar atë përkohësisht, interesi për të investuar në hotele mbetet i lartë.
Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit (KKRT), në mbledhjen e tij të fundit, ka pasur në rend dite një sërë lejesh ndërtimi për hotele, kryesisht në bregdet në Durrës e Himarë, por edhe disa plane të detajuara për zhvillimin e zonave turistike.
Sipas rendit të ditës të bërë publik nga KKRT, në mbledhjen e fundit ishin për miratim Plani i Detajuar për Zonën me Rëndësi Kombëtare për Zhvillimin Strategjik të Turizmit Vjosë-Nartë, Bashkia e Vlorës. Një tjetër leje Ndërtimi Infrastrukture do të jepet për objektin: “Rigjenerim urban i shëtitores bregdetare qendrore të Vlorës, Sheshit Isa Boletini dhe portit, Bashkia Vlorë”, me zhvillues Bashkinë Vlorë.
Investimi në hotele, që ka marrë hov vitet e fundit, pas shtimit të turistëve që vijnë për pushime në vend pritet të vazhdojë, ku më të preferuarat janë Durrësi dhe Himara. KKRT pritet të miratojë një leje Ndërtimi për objektin: “Objekt shërbimi hotelerie pranë rrugës “Egnatia”, Bashkia Durrës”, me zhvillues “Mediterranian Investment Group” sh.p.k. një tjetër leje do të jepet për objektin: “Hotel, vila dhe pishinë, shërbime, aktivitete sociale dhe rekreacion”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Z. Enver Mehmeti dhe Z. Arben Meçaj.
Në zonën e Jugut pritet të jepen leje zhvillimi për objektin: “Objekt me funksion hoteleri, Radhimë, Bashkia Vlorë, me zhvillues Z. Fatmir Hanxhari”; objektin: “Drymades Beach Hotel, Bashkia Himarë”, me zhvillues “BLUEBAY” sh.p.k.; “Struktura me funksion apart-hotel, parkim dhe ambiente ndihmëse nëntokë, Drimadhë, Bashkia Himarë”, me zhvillues Z. Bedrizan Daçellari; “Godinë hotelerie dhe parkim nëntokë, “Queen Vasilika”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Queen Vasilika” Sh.p.k. Po në zonën e Himarës planifikohen të jepen leje ndërtimi për objektin: “Kompleks Turistik “Gone-Perivol”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Concord Investments” sh.p.k.; “Objekt banimi dhe kat nëntokë” me vendndodhje në Bashkinë Himarë”, me zhvillues “Bega-07” sh.p.k.
Në Durrës është rikthyer edhe interesi jo vetëm për hotele, por edhe për ndërtesa rezidenciale, që u zbeh pas pasoja që kishte tërmeti i 26 nëntorit në këtë qytet. Leja e Ndërtimit pritet për objektin: “Godinë polifunksionale”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues shoqërinë “Kastrati” sh.a. Një tjetër leje Zhvillimi pritet për objektin: “Braka Residences Diamond Hill”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Braka Construction” sh.p.k.
Ndërtimet pritet të vazhdojnë dhe në Tiranë. Pritet të jepet një Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt me funksione komplekse, shërbimi, zyra dhe rezidenciale”, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me zhvillues “EB Construction” sh.p.k dhe “AgroRoma 2019” sh.p.k
KKRT pritet të miratoje edhe planet vendore për disa bashki: maliq, devoll, mallakastër, lezhë, Mirditë, Cërrik, Kamëz, Kukës. Do të miratohen edhe disa ndryshime në Vendimin Nr. 20, datë 23.10.2019 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për përcaktimin e mënyrës së zbatimit të Planeve të Përgjithshme Vendore në fuqi, pas miratimit të hartës së përditësuar të Kufijve Administrativo-Territoriale për njësitë e Vetëqeverisjes Vendore”;
- Për miratimin e Planit Kombëtar Sektorial në fushën e Transportit Detar dhe Infrastrukturës Portuale.
- Për miratimin e Planit të Detajuar për Zonën me Rëndësi Kombëtare për Zhvillimin Strategjik të Turizmit Vjosë-Nartë, Bashkia Vlorë;
- Për disa ndryshime në Vendimin Nr. 3 datë 26.07.2018 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për miratimin e Planit të Detajuar për Zonën me Rëndësi Kombëtare mes Lagunës së Karavastasë dhe Lumit Seman”.
- Për një shtesë në Vendimin Nr. 1, datë 26.07.2018 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për shpalljen e Zonave me përparësi zhvillimin e turizmit në territorin e Republikës së Shqipërisë”;
- Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Maliq;
- Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Devoll;
- Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Mallakastër;
- Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Lezhë;
- Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Mirditë;
- Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Cërrik;
- Për miratimin e Korrigjimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Kamëz;
- Për miratimin e Korrigjimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Kukës;
- Për disa ndryshime në Vendimin Nr. 20, datë 23.10.2019 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për përcaktimin e mënyrës së zbatimit të Planeve të Përgjithshme Vendore në fuqi, pas miratimit të hartës së përditësuar të Kufijve Administrativo-Territoriale për njësitë e Vetëqeverisjes Vendore”;
- Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 4, datë 28.07.2020 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për përcaktimin e llojit të punimeve për të cilat hartimi i Planeve të Detajuara Vendore (PDV) nuk është i detyrueshëm dhe/ose i nevojshëm t’i paraprijë lejes për zhvillim, ndërtim, apo deklaratës paraprake për kryerjen e punimeve”;
- Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rigjenerim urban i shëtitores bregdetare qëndrore të Vlorës, Sheshit Isa Boletini dhe portit, Bashkia Vlorë”, me zhvillues Bashkinë Vlorë.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i ambienteve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”, Bashkia Tiranë, me zhvillues Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Objektit të Komisariatit të Policisë së Kufirit dhe Migracionit, Rinas”, me vendndodhje në Bashkinë Krujë, me zhvillues “Tirana International Airport” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi të Infrastrukturës për objektin: “Impianti trajtimit dhe sistemi i kanalizimit të ujrave të përdorura Drimadhes, Dhërmi”, me subjekt zhvillues Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt shërbimi hotelerie pranë rrugës “Egnatia”, Bashkia Durrës”, me zhvillues “Mediterranian Investment Group” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt me funksione komplekse, shërbimi, zyra dhe rezidenciale”, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me zhvillues “EB Construction” sh.p.k dhe “AgroRoma 2019” sh.p.k
- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues shoqërinë “Kastrati” sh.a.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel, vila dhe pishinë, shërbime, aktivitete sociale dhe rekreacion”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Z. Enver Mehmeti dhe Z. Arben Meçaj.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Braka Residences Diamond Hill”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Braka Construction” sh.p.k.
- Leje zhvillimi për objektin: “Objekt me funksion hoteleri, Radhimë, Bashkia Vlorë, me zhvillues Z. Fatmir Hanxhari”.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Drymades Beach Hotel, Bashkia Himarë”, me zhvillues “BLUEBAY” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks Turistik “Gone-Perivol”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Concord Investments” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Struktura me funksion apart-hotel, parkim dhe ambiente ndihmëse nëntokë, Drimadhë, Bashkia Himarë”, me zhvillues Z. Bedrizan Daçellari.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë hotelerie dhe parkim nëntokë, “Queen Vasilika”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Queen Vasilika” Sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe kat nëntokë” me vendndodhje në Bashkinë Himarë”, me zhvillues “Bega-07” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë për grumbullimin, therjen, ruajtjen dhe përpunimin e kafshëve, Mali i Tomorrit, Bashkia Skrapar”, me zhvillues shoqërinë “Mali i Tomorrit” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërhyrje rehabilituese në zonën e shenjtë Bektashiane në Parkun Kombëtar “Mali i Tomorrit”, Bashkia Skrapar”, me zhvillues Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Linjë prodhimi e lëndës plasëse për përdorim civil, ANFO, me vendndodhje në Mborje, Drenovë Bashkinë Korçë”, me subjekt zhvillues “DEFEX” sh.p.k.
- Leje ndërtimi për objektin: “Stacion i shitjes së karburanteve dhe zyra 2 kat, me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Bolv-Oil” sh.a.
- Leje ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Godinës për ushtrimin e veprimtarisë së DRSHTRR Berat”, me vendndodhje në Bashkinë Berat, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.
- Leje për rishikimin e kushteve të ndërtimit për objektin “Rikonstruksion i ndërtesës ekzistuese dhe ngritje katesh në objektin ekzistues, në Valbonë, Tropojë”, me vendndodhje në Bashkinë Tropojë, me zhvillues Z. Avni Ponari.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Vilë banimi, me vendndodhje në Rrugën “Shirokë – Zogaj”, Bashkia Shkodër”, me zhvillues Z. Florinda Hilaj.
- Leje Ndërtimi për shtesë në ndërtim ekzistues për objektin: “Shtesë kati me mbulesë çati dhe shkallë e jashtme e pa mbuluar në Bërdicë të Sipërme”, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër, me zhvillues Z. Rrok Preka.
- Njoftimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit për Miratimin e Planeve të Detyruara Vendore për Zonat e Dëmtuara dhe Zonat e Reja të Zhvillimit.
- Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 28.07.2020 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.