Projekti i hidrocentralit të Skavicës është rikthyer edhe një herë në tryeza teknike për të parë mundësinë e zbatimit të tij. Këtë të martë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bëri me dije se ka nisur puna për hartimin e studimit të fizibilitetit për këtë projekt si dhe për të bërë vlerësimin social-mjedisor të tij. Grupi i konsulentëve të grupi i konsulentëve të Konsorciumit IPF6 (Infrastructure Project Facility) me financimin e ËBIF (Ëestern Balkan Investment Frakmeëork) ka në fokus të tij projektin “Skavica Hydro Poëer Plant: Feasibility Study and ESIA. KY grup do të përgatisë Studimin e Fizibilitetit dhe do të realizojë Vlerësimin e Ndikimit Social-Mjedisor dhe në fund të periudhës 21 mujore që të japë opsionet për ndërtimin e hidrocentralit mbi lumin Drin.
Skavica është pjesë e kaskadës së Drinit. Ai u projektua në vitet ’70 të ishte hidrocentrali i parë i kësaj kaskade para Fierzës, ndërkohë që në total në këtë kaskadë ishin projektuar pesë HEC-e. Në renditje do të ishin Skavica, Fierza, Vau i Dejës, Komani dhe Bushati. Hidrocentrali i parë dhe I fundit i kaskadës nuk gjetën zbatim.
Fillimisht Skavica u planifikua që të ndërtohej me një fuqi të instaluar 350 megavat por ky variant u përgjysmua në një tjetër studim që bëri pak vite më parë kompania SOGREA e cila u zgjodh nga qeveria Berisha për të bërë studimin e varianteve më të përshtatshme për ndërtimin e këtij HEC-i. Në atë kohë projekti i zgjedhur për hidrocentralin e Skavicës parashikonte një fuqi të instaluar prej rreth 170 megavat. Madhësia e hidrocentralit, krahasuar me projektin e vjetër u ul, pasi kompania “SOGREA” dhe KESH-i kërkuan një projekt që do të merrte parasysh edhe pjesën sociale, duke minimizuar mundësitë e përmbytjeve në zonë, si dhe për të pasur një kaskadë të sigurt.
Për Skavicën ka pasur interes edhe më vonë nga kompani të huaja. Në vitin 2014 përfaqësuesit e dy kompanive turke “Suzer Group” dhe “Nurol Holding” shfaqën interes për ndërtimin e Skavicës. Në vitin 2016 do të prezantoheshin dy opsione të tjera ku njëri prej tyre parashikonte ndërtimin e dy hidrocentraleve ku i pari në 445 metra mbi nivelin e detit të quajtur Katund i Ri dhe i dyti Skavica, në kuotën 395 metra mbi nivelin e detit. Investimi për të dy HEC-et llogaritej në 348 milionë euro dhe një prodhim vjetor në rreth 649 milionë kWh.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ne vitin 2003 eshte bere studimi nga nje shoqeri Italiane me fuqi te instaluar prej 350 Mw ne dy variante.Varianti pare me lartesi te diges ne kuoten maksimale 485 metra mbi nivelin e detit,me aftesi grumbulluese te ujit ne rezervuar 6.5miliard m3 uje dhe varianti i dyte me lartesi te diges 405 metra mbi nivelin e detit,me aftesi grumbulluese 2.8 miliard m3 uje qe eshte nje valum me i madhe se volumi i ujit te rzervuarit te h/c Fjerzes(2.7mìliard m3 uje).U miratua varianti i dyte pasi kishte me pake shpronesime dhe ishin vetem ne teritorin e vendit tane Vlera e… Read more »