Rikthim në zyrë apo vijim i punës në smart working? Mbizotëron frika

31/08/2020 4:37 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

65% e kampionit të të pyeturve ka frikë nga kontakti me kolegët e prekur me koronavirus apo asimptomatikë, 40% nga mundësia e infektimit në mjetet publike…

 

Emergjenca e koronavirusit nuk ka përfunduar, dhe jo vetëm nga pikëpamja shëndetësore. Rikthimi në punë, për shumë kompani, është një punë ende në progres (‘work in progres’) dhe për shumë profesionistë dhe drejtues, të cilët e kryejnë funksionin e tyre nga shtëpia, nuk ka ndryshuar shumë krahasuar me muajt e izolimit total (lockdown)

Një sondazh i kryer nga EasyHunter në Fazën 2, te 13 mijë punonjës nga kompani me madhësi dhe në sektorë të ndryshëm, ritheksoi një skenar të besueshëm mbi pritshmëritë dhe frikërat e punonjësve, të cilët ende nuk janë rikthyer në punë, së pari, duke vënë në dukje, një ndarje të qartë midis atyre që ishin në favor të kthimit, 44% e totalit, dhe të atyre që konfirmuan pëlqimin e tyre për të qëndruar në shtëpi, 56%.

Më interesante janë të dhënat që tregojnë frikërat e vetë punonjësve, pasi pasqyrojnë një situatë ende në zhvillim për gjithë ata që punojnë në smart working. Frika kryesore që shfaqet në sondazh, me 65% të kampionit të të pyeturve, është shëndetësore, dhe lidhet me praninë e kolegëve të prekur nga koronavirusi dhe asimptomatikë, ndjekur nga mundësia për t’u prekur nga koronavirusi në mjetet e transportit publik (e cituar në 40% të rasteve). Për të kapërcyer këtë problem, pjesa më e madhe e të intervistuarve (69%) pohuan se dëshirojnë të përdorin makinat private; 4,9% biçikletat, ndërsa 13% do të lëvizë më këmbë apo me mjete publike.

Përfundimi më interesant që doli nga studimi i Easy Hunters lidhet me evolucionin e modelit të punës në shtëpi (‘home working’), që po zbatohet nga shumë kompani për të shmangur rregullin e karantinën së detyruar. 83% e të anketuarve pohuan, në fakt, se dëshirojnë edhe në të ardhmen të kenë mundësinë për të punuar nga shtëpia për ndonjë ditë; një përqindje e lartë e të pyeturve (83%) është e bindur se kjo mënyrë të punuari nuk ka asnjë ndikim në performancën profesionale, përkundrazi.

90% e punonjësve të pyetur u kërkojnë kompanive të rimendojnë organizimin e kompanisë, mënyrën e ndërveprimit me kolegët dhe bashkëpunëtorët e jashtëm, si dhe të krijojnë lehtësi në përdorimin e pajisjeve dixhitale, për të punuar sa më mirë, edhe larg zyrave.

Në këtë kuptim dalin një sërë faktorësh kryesorë nga Observatori i Kopernikut mbi ‘smart working’, që do të përcaktojnë rikthimin në zyrë. Ergonomia e mjediseve, për shembull, është një ndër përparësitë kryesore. Si të përballemi me të? Nëpërmjet ripozicionimit të tryezave, për të siguruar distancën dhe aty ku është e nevojshme, vendosjen e barrierave ndarëse (panele në peçikllaz dhe mobilie me porosi), ajrosjen e vazhdueshme e mjediseve dhe një vëmendje më e madhe ndaj qëndrimit brenda vetë mjediseve.

Njerëzit, sot më shumë se kurrë, duhet të jenë në qendër të zyrës post-COVID-19, që duhet të zhvillojë dhe integrojë zgjidhje, që synojnë një ekuilibër më të mirë mes sistemit njeri-makinë-mjedis pune dhe aftësive psiko-fizike të njeriut.

Me pak fjalë, synohet një model i zyrës inteligjente, ku fjala e rendit do të jetë siguria, e shoqëruar nga praktika të tjera të mira: pastrimi i vazhdueshëm i mjediseve dhe vendeve të punës, ridizajnimi i hapësirave, “puna me rotacion, e organizuar”, sisteme të përshtatshme të filtrimit të ajrit, teknologji për kontrollin e temperaturës dhe monitorimin e distancës.

*Gianni Rusconi
Burimi: Il Sole 24 Ore

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of